Deputetja Andia Ulliri ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook në ditën ndërkombëtare të familjes, duke thënë se kjo ditë “i gjen familjet shqiptare më të varfra, pa asnjë standart jetese, në vështirësi për të mbyllur shpenzimet mujore, pa mundësi punësimi ose edhe me keq, si familjet sot në Thumanë që protestojnë ndaj një projekti që do shkatërrojë shtëpitë e tyre”.

 

Më poshtë reagimi i plotë i deputetes së PD, Andia Ulliri:

 

Dita ndërkombëtare e familjes i gjen familjet shqiptare më të varfra, pa asnjë standart jetese, në vështirësi për të mbyllur shpenzimet mujore, pa mundësi punësimi ose edhe me keq, si familjet sot në Thumanë që protestojnë ndaj një projekti që do shkatërrojë shtëpitë e tyre.

Familjet që u bënë kryefjalë e mediave, sot hipën mbi tarracat e shtëpive dhe kërcënuan vetë-flijim nëse nuk merret parasysh kërkesat e tyre.
⁉️Po çfarë po kërkojnë këto familjarë?
Ndërsa do ju shemben shtëpitë prej projektit të aksit Thumanë-Kashar, prej muajsh kanë protestuar për problematikat e projektit, dëmshpërblimet, rrugët lidhëse, nënkalimet/mbikalimet për të shkuar në tokën apo biznesin e tyre, por asnjë përgjigje nga institucionet.

Kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, teksa qeveria vetëm shpejton për të mbyllur planet e për të publikuar e propaganduar “arritjen” e rradhës.

E pra, kjo tablo e dhimbshme e ditës së sotme është përshkrimi i realitetit të familjeve shqiptare sot. Ata janë pa mbështetje dhe pa shpresë për jetën e tyre apo të ardhmen e fëmijëve.
Të lënë në harresë nga një qeveri që nuk ju shërben dhe nuk ka prioritet interesat e qytetarëve!