Kryetari i degës së PD, Roskovec, Syrja Misiraj, sjell në vëmendje shembullin e fermerit Sokol Azizi në fshatin Ngjeqar, i cili ndonëse ka mbjellë 6 dynym sera pa kurrfarë mbështetje nga shteti, sërish përballet me vështirësi të shumta.
Me anë të një postimi në Facebook, Misiraj shprehet se Sokoli është një nga rastet e shumta, i cili është rikthyer në vendin e tij për të jetuar dhe investuar, por vështirësitë e shumta e kanë bërë atë të mendojë sërish largimin dhe emigrimin. Më tej ai shprehet se pushteti vjedh fondet e BE për bujqësinë, ndërsa fermerët e ndershëm që punojnë me djersën e ballit për të mbajtur familjen, përballen me vështirësi të mëdha.

 

Postimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Roskvec, Syrja Misiraj:

 

Ndërkohë që pushteti vjedh fondet e BE për bujqësinë dhe subvencionet ua jep vetëm njerëzve të lidhur ngushtësisht me të, fermerët e ndershëm, që punojnë me djersën e ballit për të mbajtur familjen, përballen me vështirësi të mëdha.

Ky është rasti i fermerit të ri Sokol Azizi në fshatin Ngjeqar, Bashkia Roskovec, i cili ndonëse ka mbjellë 6 dynym sera me shpenzimet e veta, pa kurrfarë mbështetje nga shteti, sërish përballet me vështirësi të shumta, duke mos pasur as mundësi për ra vjelë prodhimin e tij sepse kostoja e punës është më e lartë se ajo e produktit.

Sokoli është një nga rastet e shumta, i cili është rikthyer në vendin e tij për të jetuar dhe investuar në Shqipëri, por vështirësitë e shumta e kanë bërë atë të mendojë sërish largimin dhe emigrimin.

Kjo është gjendja e sotme e fermerëve, blegtorëve dhe qytetarëve shqiptarë, sepse kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë mendjen vetëm për të vjedhur, për të bërë shoë dhe propagandë dhe për të mbështetur vetëm një grusht të vogël njerëzish në dëm të një grupi shumë të madh.

Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet që do ta ndryshojë këtë realitet, sepse për të mbështetja e bujqësisë është një ndër shtyllat kryesore të programit të saj qeverisës.

Për Partinë Demokratike të Shqipërisë fermerët janë një hallkë e rëndësishme e ekonomisë dhe mirëqenia e çdo familjeje shqiptare për ne është e rëndësishme.

Do ta bëjmë me programin dhe njerëzit e duhur dhe me vullnetin për ta ngritur ekonomikisht individin, sepse prej kësaj gjëje ekonomia dhe vendi vetëm të mira ka.