Mbeturinat vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor për qytetin bregdetar, në prag të fillimit të sezonit veror. Kreu i PD, të degës Durrës, Joni Myshketa, ka denoncuar një tjetër rast, tashmë në zonën e unazës së plazhit, ku pirgu i mbeturinave përfundon në mes të rrugës apo në buzë të detit. Myshketa shprehet se ky është një rrezik pasi aty kalojnë përditë qindra banorë, të moshuar, fëmijë dhe rrezikojnë shëndetin. Ai i bën thirrje bashkisë që të marrë masa të menjëhershme, pasi çdo minutë e vonuar shkon në dëm të jetës dhe kjo nuk ka ngjyra partiake.

 

Denoncimi i kryetarit të degës së PD, Durrës, Joni Myshketa:

 

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Partia Demokratike Dega Durrës në lidhje me situatën tejet të rënduar nga plerat, mbetjet e papastërtitë që zaptojnë hapësirat e qytetit ne zonat e plazhit, pranë qendrave te banuara, qytetarët kanë reaguar duke na dërguar pamjet si më poshte ku duket qartazi situata katastrofike e ndotjes ambientale.
Ndodhemi në një nga zonat më të populluara një nga lagjet e qytetit fare pak metra larg bregut të detit ne zonën e unazës së plazhit.
Pamjet nuk lenë vend për koment.
Ky nuk është dhe nuk mund të jetë kurrësesi Durrësi që duam.
Ky nuk është Durrësi që kjo maxhorancë e korruptuar kërkon të na e shesë si histori suksesi.
Neglizhenca
Makutëria
Arroganca
Abuzimi
Janë frut I kësaj gjendje mjerane të zonës ku kalojnë përditë qindra banorë, të moshuar, fëmijë duke rrezikuar shëndetin, nga burimet e shumta te infeksionit për shkak të përhapjes së ndonjë pandemie.
Në rast shiu I gjithë ai pirg mbetjesh përfundon në mes të rrugës a buzë të detit si denoncimi I javës që shkoi.
I bëj thirrje Bashkisë të marrë masa të menjëhershme në lidhje me pastrimin e zonës, pasi çdo minutë e vonuar shkon në dëm të jetës dhe kjo nuk ka ngjyra partiake poŕ është e shtrenjtë dhe e shenjtë për secilin prej nesh.
I bëj thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore të gjithë shkaktarët e kësaj gjendjeje pasi është përgjegjësi penale një dëm I tillë.
I bëj thirrje të gjithë qytetarëve durrsak të na adresojnë çdo problematikë që rëndon mbi ta si rasti në fjalë për shkak të abuzimit me postin publik.
Ju garantoj se Partia Demokratike është dhe mbetet përherë në krah të çdo qytetari të ndershëm pa asnjë dallim ngjyrimi politik, duke denoncuar e duke u bërë pjesë e zgjidhjeve të situatave që rëndojnë mbi jetën e secilit prej nesh.
Vetëm në aleancë të përbashkët do ja dalim.