Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me rezolutën e e PS kundër korrupsionit. Ajo shprehet se që nga fjalia e parë nuk ka lidhje me antikorrupsiosnin por frikën e klasës politike shqiptare nga drejtësia e re. Sipas Ziut, e vetmja zgjidhje kundër korrupsionit është SPAK.
Postimi i plotë i anëtares së Kryesisë, Marinela Ziu:
SPAK si e vetmja politikë reale antikorrupsion, për t’i dhënë fund pandërshkueshmërisë së çimentuar 33 vjeçare.
Depozitimi në Kuvendin e Shqipërisë të Projektrezolutës “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” nga Kryeministri i vendit më të korruptuar në Europë, faktuar kjo nga çdo raport ndërkombëtar, nuk është thjesht propaganda e rradhës për të hequr vëmendjen rezultatet e drejtësisë së re, varfëria dhe zbrazja e vendit.
Qartësisht, nga fjalia e parë, Projektrezoluta nuk ka lidhje me antikorrupsiosnin por frikën e klasës politike shqiptare nga drejtësia e re, që në emër të Projektrezolutës për “dialog konstruktiv politik dhe institucional ndërmjet tre pushteteve” dhe për një qasje të re “orjentuese për tre pushtetet e pavarura”, kërkon me çdo kusht të ndërhyjë në reformën në drejtësi, e cila prej kohësh po jep rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në nivelet e tij më të larta.
E vetmja zgjidhje kundër korrupsionit është SPAK, asnjë politikë antikorrupsion për pazarin e rradhës në Kuvend dhe asnjë Ministri Antikorrupsion, që ndalon raportimet kundër korrupsionit në organet kompetente.
Në çdo Raport të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk mungon sesioni mbi korrupsionin dhe mungesën e transparencës në qeverisje në Shqipëri. Sipas tyre, korrupsioni ekziston në të gjitha nivelet e qeverisjes, vecanërisht përmes prokurimeve publike dhe koncesioneve/partneriteteve publike private.
Të njëjtin shqetësim ngre edhe Transparency International, e cila thekson kapjen e shtetit nëpërmjet ligjeve me porosi, korrupsionin nga nivelet më të larta deri në nivelet më të ulta, tejfryrjen e vlerave të kontratave publike dhe mungesën e konkurrencës, duke paracaktuar fituesit.
Sipas Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), shqetësues është paracaktimi i fituesve nëpërmjet kërkesave specifike të tenderit që përshtaten vetëm me kualifikimin dhe ekspertizën e kompanive të paracaktuara si fituese, duke minuar totalisht konkurrencën dhe garën si parimin bazik të prokurimeve publike. Kapja e shtetit nga oligarkia dhe favorizimi nga vetë shteti i monopoleve, duke u shndëruar edhe vetë Parlamentin në noter të interesave të klientëve të qeverisë.
Binomi krim i organizuar dhe korrupsion është shkrirë veçanërisht në sektorin e ndërtimit, duke pastruar të paktën 1.6 miliardë euro deri në 2020 sipas Global Initiative Against Transnational Organized Crime.
Ftkeqsisht, klasa politike shqiptare nuk është e ndarë në dy kampe, Pozitë dhe Opozitë, por ato që janë Pro SPAK dhe ato që janë Kundër SPAK, ato që janë kundër korrupsionit dhe ato që lirojnë të korruptuarit nëpërmjet Amnistisë Penale, ato që janë kundër pandërshkueshmërisë dhe ato që kanë të pandërshkuarit në krye të tyre.
Partia Demokratike është e qartë dhe e vendosur nga dita e parë, #ProSPAK, #ProPandërshkueshmërisë dhe #KundërKorrupsionit.
Nësë Parlamenti ka vullnet real kundër korrupsionit, nuk ka nevojë për Rezolutë Antikorrupsion por të votojë pa humbur kohë Projektligjet e Partisë Demokratike mbi financimin e SPAK, vettingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit.