Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë.
Basha ka ironizuar kryeministrin Rama i cili edhe pse Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta dhe u jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil.
“Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani”, shprehet Basha.
POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:
Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta. U jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil, pasi s’kanë mundësi ekonomike të jetojnë në vendin e tyre.
Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani.
Është koha për t’i dhënë fund korrupsionit me pasuritë e shqiptarëve dhe për t’u dhënë atyre mundësi të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.
Shqipërisë ia ka mundësuar Zoti të gjitha për t’u bërë vend i begatë dhe i zhvilluar, ata që e kanë penguar janë politikanët e korruptuar që e kanë mbajtur peng për interesat e tyre.
Ndaj është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë!