Kreu i Grupit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika, ishte i pari që denoncoi skemën abuzuese me vjetërsinë e punës të punonjësve në Ujësjellësin e Vlorës. Në një video të shpërndarë në Facebook nga mbledhja e Këshillit Bashkiak ku këshilltarët e PD kërkuan ngritjen e një Komisioni Hetimor, Nika shprehet se personat që kanë marrë lekët janë anëtarë të Partisë Socialiste që nuk mungojnë në asnjë takim të PS.

Nika gjithashtu shpjegoi skemën e vjedhjes me raste konkrete, ku njëri prej tyre është një pompist i cili ka fituar 50 milionë lekë të vjetra paga. Ai gjithashtu tha se kjo skemë pritet që ta çojë në kolaps UKV, pasi deri më tani janë 50 nënpunës që kanë fituar gjyqin dhe 120 të tjerë janë në rradhë për gjyqe, ndërsa dëmi mund të shkojë deri në 8 milionë euro.

 

POSTIMI I PLOTË i KREUT TË KËSHILLTARËVE TË PD NË BASHKINË VLORË, GJERGJI NIKA:

 

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Vlorë, pas kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimorë për abuzimet me vjetërsinë e punës e punonjësve në UKV

 

“Ngaqë jam qytetar po rri deri këtu, se mos të isha qytetar do kisha kaluar më tutje me gjërat, do kisha nxjerr dhe emrat që ata që i kanë marrë lekët, janë ata që rrinë në mbledhjet tuaja në vend të parë. Ata që i kanë marrë lekët, personat, janë anëtarët e Partisë Socialiste, strukturat tuaja nëpër rajone që rrinë edhe në vend të parë po të shikosh në fotot e Partisë Socialiste. Atëherë pse duhet ta kaloni këtë Komision? Po ua them unë pse duhet ta kaloni. Sepse zotërinj të nderuar është e pamundur që një njeri i cili është pompist të fitojë paga 50 milionë lekë të vjetra. Ky është vendim përmbarimi, ka marrë lekët. Keni moral, apo s’keni moral? Ja ku janë 11 milionë lekë të reja, ju rekomandoj të jepni dorëheqjen, të hidhni në gjyq institucionet tuaja, të merrni ato 120 milionë dhe ikni bëni plazh, që të gjithve me rradhë. Urdhëroni tjetrën, këto janë debituar nga llogaria. Urdhëroni te Fi Bank, keni të debituara 11 milionë lekë të reja, tjetër personi x. Ky është vërtetim banke, nuk janë shakara.
50 veta të tjerë kanë fituar gjyqin, 120 të tjerë janë gati për gjyq. Më thoni ju një vjetërsi me 2%, sa i bie të vete 120 milionë? Duhet personi ta ketë rrogën 15 mijë euro dhe të ketë punuar 50 vite. Ma llogarisni, i keni të debituara dhe i keni me fakte. Po ju them, kjo 50 milionë lekë të reja ose 500 mijë euro, do përkthehet në 5 milionë euro për 6 muaj, në 8 milionë euro dhe mos më thoni që nuk ua kam thënë” – u shpreh Nika.

 

https://www.facebook.com/reel/1670732657000394