Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ndarë në Facebook momente nga tryeza e sotme me ekspertët e ekonomisë. Basha shkruan se programi i PD do nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe do forcojë shtresën e mesme.
Postimi i plotë:
Ashtu siç kishim premtuar, vijuam sot me diskutimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike në nivel ekspertësh të fushës. Programi ynë nuk është vetëm ambicioz, por ai është premtues dhe e nxjerr Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike në të cilën e ka futur papërgjegjshmëria politike dhe korrupsioni i madh në radhët e qeverisë. Një Shqipëri e jetueshme bëhet vetëm me forcimin e ekonomisë familjare dhe forcimin e shtresës së mesme. Programi ekonomik i PD-së e siguron këtë gjë, sepse ekonomia shqiptare meriton më shumë!