Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”. Në fjalën e saj, nënkryetarja e PD Flutura Açka, e cila ka folur për ofertën e PD.
Fjala e Flutura Açkës:
Gjatë qeverisjes së tij, i vetmi kontribut që ka dhënë Edi Rama, është shndërrimi i Shqipërisë në vendin e parë në botë të eksportuesit të qytetarëve të tij. Kushdo e ka të qartë, se me këtë model qeverisës, ky vend nuk ka kurrfarë perspektive, ndaj zgjedhin të largohen. Kostoja e jetesës është shumë e lartë, ndërsa pagat shumë të ulëta. Nënat qajnë për fëmijët që largohen përditë nga vendi, ndërsa Edi Rama mburret me projekte 3D në rrjetet sociale. Varfëria rritet përditë dhe të gjitha këto probleme, kanë një emër të përbashkët: Edi Ramën dhe qeverisjen e tij të dështuar.
Ndaj Partia Demokratike:
▪ Në ditët e para të Qeverisë së saj, nis punën për rikonceptimin e
Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike,
ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë.
▪ Bën transparencë të plotë në procesin e akreditimit nga agjencitë
ndërkombëtare të rankimit të universitete dhe të programeve të
studimit.
▪ Bën regjistrimin e pronave të universiteteve dhe kalimin në
pronësi i tyre, duke garantuar me ligj vetadministrimin e këtyre
pronave.
▪ Krijon Bibliotekën Ndër-universitare Kombëtare Online.
▪ Rrit rolin e studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës së
të cilëve shkon deri në 30%.▪ Dyfishon Buxhetit për Arsimim e Lartë.
▪ Modernizon infrastrukturën mësimore të IAL (Institucioneve të
Arsimit të Lartë).
▪ Ndërton brenda mandatit të parë 3 kampuse universitare: në
Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
▪ Rishikon skemën e mbështetjes fiananciare me bursa studentore,
bazuar në tre parime themelore: gjendja ekonomike, meritokracia
dhe prioritetet kombëtare.
▪ Siguron paketë mbështetesë financiare për studentët, pra më
shumë studentë që ndjekin universitetet, pra, më shumë të ardhura
për familjet shqiptare.
▪ Siguron bursë të plotë për çdo student (në ciklin e parë apo të dytë)
në familjet me të ardhura të ulta, bursë të plotë për studentët
ekselentë.
▪ Financon praktikën njëvjeçare pas studimeve për 10 mijë
studentë, duke garantuar kështu lidhjen e tyre me tregun.
▪ Financon bursa për studentët dhe doktorantët ekselentë në 15
universitetet më të mira në botë, si dhe promovon programin për
thithjen e trurit, larg nepotizmit dhe ndërhyrjes politike, por
bazuar në meritokraci. “From: brain drain to brain gain”. [Pra,
nga truri i ikur te truri i thithur.]▪ Orienton dhe mbështet programet universitare në përputhje me
kërkesën e tregut, për një lidhje natyrale të kërkesës me ofertën,
duke garantuar kështu punësim dhe zhvillim.
▪ Shpall programet universitare të mësuesisë si “Prioritet
kombëtar”, duke nxitur të rinjtë të studiojnë në këtë fushë me
rëndësi për ardhmërinë e vendit, përmes politikave mbështetëse të
arsimimit, punësimit, dhe sigurisë financiare.
▪ I jep autonomi të tillë universitete shqiptare, që përmes parimit
mëritë-preferencë, të kenë mundësi të bëjnë vetë përzgjedhjen e
studentëve të tyre.
▪ Depolitizon Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe
përmirëson kuadrin ligjor të organizimit dhe funksionimit të saj.
▪ Krijon Fondin Shqiptar për Shkencë, Inovacion dhe Zhvillim, ku
të konkurrojnë të gjithë IAL (Institucionet e Arsimit të Lartë)
publike, dhe jo vetëm, institutet kërkimore, hulumtues shkencorë,
bazuar në meritokraci.
▪ Ndërton Universitetin e Diasporës: përmes krijimit të një database
të kërkuesve shkencorë, doktorë shkencash dhe profesorë
shqiptarë, për të kontribuar në edukimin dhe aftësimin universitar
në Shqipëri, në bashkëpunim me universitetet publike, përmes një
fondi të dedikuar për financimin e aktiviteteve.