Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot një përmbledhje të propozimeve kryesore që u prezantuan në Kuvendin Programor të PD. Programi i shpalosur gati një vit para zgjedhjeve, është produkt i një pune të gjatë të 100 ekspertëve, vendas e të huaj.
Në postimin e tij, Basha flet për një ofertë transformuese për të gjitha shtresa e shoqërisë dhe grupet ekonomike, përmes të cilës tejkalohet situata në të cilën ndodhet vendi, për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Kreu i demokratëve thekson gjithashtu se përkushtimi i PD është për qytetarët dhe jo te konfliktet e politikës së ditës.
Postimi i kreut të PD, Basha:
“Përkushtimi ynë për ndërtimin e alternativës që shqiptarët presin, është i gjithanshëm.
Angazhimi ynë është të jemi zëri i qytetarëve, jo përcjellësit e konfliteve të politikës së ditës.
Njerëzit presin më shumë, Partia Demokratike e Shqipërisë ofron më shumë.
Programi ynë ambicioz përmban zgjidhje transformuese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike.
Mirëqeverisja, antikorrupsioni, siguria, prona, të përndjekurit, familja, rinia, pensionistët, sipërmarrja, bujqësia janë pjesë e vizionit reformues të ekipit tonë, të binudr se Shqipëria meriton më shumë se bataku në të cilin ndodhet për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.”- Thotë Basha.
Këto janë disa nga propozimet kryesore të programit të Partisë Demokratike:
1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES
2 000 € për çdo bebe; 20 000 € për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë.
2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË
Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; Shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.
3. NEXTGEN
Trajnim/ Praktike pune e paguar 1 vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologjinë e Informacionit dhe programimit.
4. TAKSË E SHESHTË 9%
Tatim fitimi 9% Profesionet e lira 9% Tatim për të ardhurat personale 9% Dividenti me taksën e sheshtë 9%
5. REFORMA E PRONËS
Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku është zënë; Lëshimi i obligacionit/ bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
6. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen 100 milionë € subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë; 50 milionë € në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë (Përfitues 150 mijë fermerë)
7. RRITJE E PENSIONEVE
Bonus periodik
STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.
8. KRIJOHET XHANDARMËRIA KOMBËTARE
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion, ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. (Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç)
9. GJYKATA E AUDITIT
Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.
NJËSIA E ZBULIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR
10. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË
Brenda mandatit të parë.