Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Oriola Pampuri:
o Në një kohë kur qeveria e Edi Ramës është e zhytur në skandale dhe është mbytur nga zullumet, Partia Demokratike e Shqipërisë është forca e parë politike që ka gati një program për familjet shqiptare dhe një plan konkret për daljen nga kriza.
o Ne e dimë që Shqipëria po shkon përditë dhe më shumë në drejtimin e gabuar! Familjet shqiptare po përjetojnë ditët më të vështira mes varfërisë që rritet, emigracionit që e gërryen dhe pasigurisë për të ardhmen e rinisë!
o Nënat shqiptare qajnë për bijtë e tyre që largohen nga vendi, ndërsa Edi Rama u tregon nga facebook-u se ka ndërtuar parkingje për makinat dhe pret që ta duartrokasin!
Ne qeverisjen e Partise Demokratike,
5 milion euro do te jete granti per ngritjen e 1000 bizneseve te reja vetem per grate sipermarrese
Personat me aftësi të kufizuar do te jenë pjesë reale e vendimarrjeve tona qeverisëse si dhe do tju subvencionohen sherbimet sipas nevojave te tyre.
Pagesa per personat me aftesi te kufizuar do jetë 70% e pages minimale.
Do te ndryshojme statusin e jetimit, duke zgjeruar numrin e perfituesve, perfshire edhe ata qe nuk kane njerin prind.
Emigracioni, pasiguria për të krijuar familje të reja, ulja e lindshmërisë dhe kostot e larta të strehimit i pamundësojnë të familje të reja të ndërtojnë një të ardhme në vendin e tyre.
Prandaj PD ne qeverisjen e saj do te:
Subvencionojë interesin e plote te kredise per strehim per 30 mijë cifte te reja.
Do ti mundesoje pagë te plotë për periudhën e lejes së lindjes për nënat në marrëdhënie pune.
Ne angazhohemi për një rritje të mbështetjes për familjet në nevojë, duke dyfishuar Ndihmën Ekonomike.
Do te mundesojme orientimin e vajzave dhe grave për të ndjekur studime apo kryer kurse profesionale në fushat e lidhura me teknologjinë e informacionit, nëpërmjet programit “Gratë në dixhitalizim”;
Do të rritim pagat, do të mundesojme taksim të diferencuar dhe mbështetje te arsimit profesional për të përmirësuar ekuilibrin gjinor në profesionet, të cilat janë mbizotëruar tradicionalisht nga burrat.
Do te nxisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional.
Do te ofrojme Mbështetje financiare për gra dhe vajza që kontribuojnë në industrinë e artizanatit.