E ftuar në një studio televizive, nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri ka komentuar aktualitetin politik dhe programin e PD. Për Pampurin qeveria Rama ka pasur prioritetet e gabuara në qeverisjen e vendit, duke i dhënë përparësi koncesioneve korruptive dhe oligarkëve, në vend të rritjes të punësimit apo të krijontë mundësi për të rinjtë.

Sipas saj qytetarët kërkojnë tashmë një alternativë dhe një ekip, prandaj edhe Partia Demokratike ka dalë me një ofertë programore të mirëstudiuar nga ekspertët, me piroritetet e duhura dhe e implementueshme.

Fjala e Pampurit:

“Shqiptarët duan të dinë se cila është alternativa dhe cila është partia që ofron një ekip dhe një alternativë të mirë. Sot Partia Demokratike ka një alternativë shumë të mirë dhe të implementueshme. Gjeja e parë që kanë llogaritur ekspertët është se ku do gjenden paratë për të implementuar të gjitha pikat në të gjithë sektorët e propozuar në këtë program. Dhe padiskutim kemi dalë në një konkluzion që sot e rëndësishme është të vendosen prioritete.
Paaftësia e kësaj qeverie në 11 vite është pikërisht kjo, që nuk ka vendosur prioritete. Pra, në vend që të rrisë pensionet, ka bërë Check up, në vend që të rrisë punësimin, ka dhënë tendera dhe koncensione korruptive. Në vend që të ofrojë mundësi për të rinjtë, sigurisht i kanë dhënë rëndësi oligarkëve dhe miqve të tyre për t’i pasuruar ata. Të gjitha këto para të cilat sot ende shkojnë tek këto koncensionar që janë nën hetim, sigurisht do t’i vihen në shërbim qytetarëve. Pra, paratë e korrupsionit që janë në 11 vite, do t’i vihen në shërbim qytetarit. Besoj që ju e kuptoni janë 53 milionë euro që shkojnë nga buxheti i shtetit për koncensionet. Llogarisni se çfarë do të bëhet nëse këto 53 milionë euro do të alokoheshin për të rinjtë, për pensionistët, për kemi një taksë jashtëzakonisht të lartë për profesionet e lira, nga 15 deri në 23%. Padiskutim që një vend ecën përpara dhe mbijeton fal taksave, por kur këto taksa mirëmenaxhohen dhe u kthehen në shërbim çdo shtrese, padiskutim që ka një mirëmenaxhim të mirë. Kështu i kemi llogaritur. Dhe në fund fare llogaria na ka dalë po, gjithcka që kemi premtuar është e mundshme që të realizohet.” – Tha ajo.