Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Xhemal Gjunkshi:
Partia Demokratike në kuadrin e axhendës NATO 2030, rëndësi do t’i kushtojë rishikimit të gjithë kornizës doktrinare, strategjike, ligjore, ridimensionimit të misionit të Forcave të Armatosura dhe mbi këtë bazë zhvillimit të kapaciteteve operacionale si detyrim kombëtar dhe detyrim ndaj aleancës.
Prioritet do të jetë zhvillimi i partneriteteve strategjike me vendet e aleancës në vlerësimin e përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve të hapësirës Euro-Atlantike.
Rendësi do të marrë modernizimi i emergjencave civile, si në koncept, infrastrukturë, bazë ligjore dhe zhvillim kapacitetesh.
-5000 djem dhe vajza të moshës 18-30 vjec që angazhohen për 4 vite në shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin ushtarak marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.
-Themelimin e Komandës së Mbrojtjes Kibernetike
-Komanda e Mbrojtjes Kibernetike: ka përgjegjësi për planifikim, koordinim dhe kryerjen e aktiviteteve tekniko-ushtarake duke drejtuar operacionet dhe mbrojtjen kibernetike të infrastrukturës kritike, kryerjen e operacioneve operacionale në “hapësirën kibernetike ushtarake” me spektër të plotë duke garantuar funksionimin e infrastrukturave kritike dhe sigurimin e hapësirës kibernetike të FA dhe të partnerve tanë të NATO- në Shqipëri.
-Krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare brenda vitit 2029, e cila do të jetë një agjenci e koordinimit të Sigurisë dhe inteligjencës (SHISH, AMP, AISM, KMK)
Si firmëtar i integrimit të FA në NATO Partia Demokratike do të mbështesë politikat e NATO-s duke rritur shpenzimet reale për mbrojtjen, në interes te sigurisë kombëtare.
-Buxheti i vitit 2026 do të jetë 2% e GDP-së reale me tendencë në rritje për vitet pasardhëse ku projektet e modernizimit do të buxhetohen deri në implementimin e tyre brenda mandatit të parë;
-Fuqizimi i kapaciteteve të mbrojtjes do të realizohet në ndërveprim me Kosovën dhe do të jetë udhërrëfyesi i forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes.
Fuqizimi i forcave të luftimit (tokë, ajër, det, komandës së mbrojtjes kibernetike) në mënyrë të kombinuar simetrike dhe asimetrike;
-Rritja e ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të vendeve partnere dhe të rajonit.