Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale fjalën e gazetares së ekonomisë Ola Xama, e cila mori pjesë në tryezën e organizuar nga selia blu me ekspertët e ekonomisë.
Në fjalën e saj gazetarja përshëndeti propozimin e Bashës për taksën e sheshtë 9% për profesionet e lira, ndërkohë që vendosi theksin te problemet të ndryshme të ekonomisë, që vijnë si pasojë e mungesës së konkurrencës dhe klientelizmit.

Në postimin shoqërues të fjalës së gazetares, kryetari Basha theksoi se programi i PD çliron tregun nga aktorët abuziv dhe mbështet sipërmarrjen e ndershme, si dhe përsiërit angazhimin e demokratëve për një taksë 9% edhe për profesionet e lira, që aktualisht kanë “taksat më të larta në histori,

Postimi i Bashës:

Kënaqësi të dëgjoja diskutimin e gazetares së mirënjohur të ekonomisë Ola Xama.
“Taksat më të larta historike” për profesionet e lira, monopolet që dëmtojnë tregun e lirë si dhe ligjet me porosi, janë nyje në fytyn e ekonomisë sonë. Shqipëria meriton më shumë!

Përmes programit të Partisë Demokratike do ta çlirojmë tregun nga aktorët abuziv dhe klientët e korruptuar të qeverisë, duke mbështetur qytetarin dhe sipërmarrësin e ndershëm, do hapim vende të reja pune, për t’i dhënë mundësinë rinisë shqiptare të qëndrojë këtu.

Liria e tregut është ylli ynë Polar, mirëqeverisja angazhimi ynë, dhe përmese taksave të ulëta, taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, do të ulim varfërinë dhe do të fuqizojmë shtresën e mesme.

 

Fjala e Ola Xamës:

“Në fakt kemi disa javë që jemi duke biseduar me profesionet e lira dhe nëse ka sot një problem në Shqipëri, jo vetëm për profesionet e lira që sot kanë taksën më të lartë historike, prej 15 dhe 23%, që përbëjnë edhe shtresën e mesme të popullsisë, por edhe nga komuniteti i biznesit, vendas dhe i huaj, është ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit tatimor. Dhe mbase për publikun e thjesht kjo fjalë mund të tingullojë si një gjuhë teknike, porn ë fakt ajo ndikon si në ecurinë e një biznesi, si në ecurinë e pagave të atij biznesi, si në pagesën e kësteve të kredisë, si në qëndrueshmërinë e tyre. Rastësisht po më kontaktonte një gazetar i huaj për problemet që ka Shqipëria lidhur me sistemin fiskal dhe më tha si e mendoni taksë? Nuk e kisha parë programin tuajm taksa më e mirë është 9% aq saç e ka dhe rajoni. Nëse ka një model që taton njëlloj për të gjithë, shmang evazionin dhe bëhet edhe me efiçent për administratën tatimore është taksa e sheshtë. Është një ide që më plqen dhe ju përgëzoj si Parti Demokratike.

Nga pikpamja tjetër, ajo që unë kam konstatuar se është sëmundja dhe kanceri i ekonomisë shqiptarem është tregu i lirë. Dhe tregu i lirë jo duke u fshehur, por tregui lirë duke u dal përballë bizneseve që kanë deformuar. Flasim për tregun e deformuar në tregun e industrisë bankare, në tregun e karburanteve dhe të naftës. Ndërkohë që kemi qenë një vend shumë optimal për të patur dhe çmime më të lira të naftës dhe një industri prodhuese e cila degradoi dhe sot nuk ekziston më nga konkurrenca. Kemi mungesë të konkurrencës në tregti, kemi një monopolizim të aksesit tek shërbimet qeveritare, për çdo gjë duhet të marrësh një leje. Dhe shteti është ai që ka në dorë nëse dikush është i suksesshëm ose jo. Është fragmentarizimi i ekonomisë apo i disa bizneseve që kanë në dorë nëse duan të ndihmojnë dikë ose jo. Është dhe një korrupsion tjetër për të cilin flitet shumë rrallë, dhe është korrupsioni te kompanitë private. Sot po dëgjoj se si shumë biznese janë në garë të korruptojnë njerëz të rëndësishëm që të marrin punë private dhe të jenë nënkontraktorë. Pra, kaq shumë është përqendruar ekonomia sa shpresa e vetme është të braktisësh Shqipërinë, ose të tentosh të pasurohesh shpejt, ose duke u korruptuar ose duke u përfshirë me krimin e organizuar jashtë vendit.

Një problem tjetër që unë jam shumë e ndjeshme është pjesa e ligjeve me porosi, e cila nuk ka munguar në Shqipëri përgjatë 30 viteve të fundit. Kontrata koncensionare të miratuara me ligje të veçanta, kemi deformime të aksesit si në leje ndërtimi si në resorte, si në dhënien e tokave publike dhe nëse sot ka një tjetër aferë që po ndodh është dhënia e tokave publike me një euro, është dhënia e tokave publike falas, është hapja e dhjetra kompanive shtetërore që do të merren me menaxhimin e pronave që t’i jepen privatëve dhe miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar siç ishte ai i zonave të mbrojtura apo futja e ndryshimeve ligjore në seancat e komisioneve apo në seancat plenare që të ndryshojnë ligjet për dhënien e tokës publike, ku ndërkohë ligji është shumë i përcaktuar për çdo tokë publike që zhvillohet me ankand, bëhet me një përfitueshmëri sa merr publiku, sa merr privati. Gjithë kjo artileri unë mendoj që një herë në dy vite, ose në katër vite përdoret, pra si paratë e krimit, si paratë e korrupsionit, si ndikimi në akses për të deformuar votën dhe për të bërë sistemin që të degradojë. Kështu që sugjeroj që pjesën e konkurrencës së tregut dhe pjesën e ndalimit të ligjeve të tilla, të qepura që quhen, t’i keni pjesë kryesore të programit ashtu siç keni edhe taksën e sheshtë.”