Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

 

Selaudin Jakupllari:

Forcimi i institucioneve shëndetësore
Premtoi një shëndetësi falas, por , në fakt shtrenjtoi gjithshka dhe ndërtoi një piramidë korruptivë në të gjithë sistemin shëndetësor. Ky është Edi Rama dhe koncepti i tij për shëndetësinë.
Sistemi shëndetësor sot gjendet në një situatë mjaft të vështirë , i keqmenaxhuar, nga një administratë jo efektive, drejtohet nga persona që spitalet apo qendrat shëndetësore i kanë parë vetëm si pacientë ose vizitorë. Institucionet nuk kryejnë misionin dhe plotësojnë pritshmëritë e qytetarëve, por janë marrë më shumë me propagandë. Gjatë këtyre 11 vite të qeverisjes, kanë kryer korrupsion galopant me qindra miliona euro cdo vit në tendera dhe koncesione.
Partia Demokratike do te kryejë:
1. Ristrukturimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Cështjeve sociale – sistemi shëndetësor do të jetë në duar të specialistëve;
2. Mbrojtja sociale – Institucion më vete;
3. Rishikimi i rolit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor ;
4. Rritja dhe forcimi i autonomisë financiare dhe menaxheriale të Fondit të sigurimeve shëndetësore;
5. Ristrukturimi i ISHP-së sipas modelit ECDC (Qendra Europiane per Kontrollin e Semundjeve);
6. Investim në burime njerëzore, infrastrukturë, pajisje dhe laboratore sipas standarteve europiane;
7. Rritja e kapaciteteve, rezervave për përballimin e situatave epidemike (afat gjatë);
8. Forcimi i programeve të promocionit shëndetësor;
9. Krijimi I regjistrit kombëtar te sëmundjeve jo të transmetueshme.