Rezart Kthupi, anëtari i Kryesisë dhe dhe sekretar për reformën zgjedhore i PD, i ftuar në Ora News, ka komentuar ditën e sotme programin e Partisë Demokratike të shpalosur në 1 qershor, në Kuvendin Programor.
Duke folur për gjendejn në të cilën ndodhet vendi, e në veçanti shtresa e mesme, Kthupi theksoi se oferta e për taksën e sheshtë 9%, rrit ekonominë dhe adreson çështjen e shpopullimit.
Fjala e Kthupit:
“Përpara se të analizonim programin, morëm dhe analizuam të gjitha ato që ishin problemet reale të Shqipërisë. Ne sot në Shqipëri kemi disa probleme dhe më i rëndësishmi le të themi është problemi ekonomik. Dhe problemi ekonomik lidhet me problemin e shpopullimit të vendit dhe me problemin e korrupsionit. Ne kemi një ekonomi me një taksë progresive e cila dënon apo le të themi cenon shtresën e mesme. Dhe shtresa e mesme është shtresa më vitale e shoqërisë dhe shtresa që prodhon, si në tema burimesh njerëzore ashtu dhe në terma burimesh financiare. Domethënë edhe bën rritjen e popullatës, edhe bën rritjen ekonomike të vendit. Për këtë arsye programi ka adresuar në një goditje të përbashkët të gjithë këto terma. Që do të thotë kemi adresuar çështjen e shpopullimit, duke dhënë subvencione, duke dhënë para për çdo element i cili do të çonte në rritjen e popullatës së vendit.Kemi ulur taksën, duke hequr taksën progresive, duke sjell taksën e sheshtë.” – Tha ai.
Ndërkohë Kthupi u ndal edhe te lufta ndaj korrupsionit, e cila çliron potencialin ekonomik të vendit:
“Dhe taksa e sheshtë është 9% për të gjitha llojet e aktiviteteve që kryhen në Shqipëri. Dmth 9% për tatim fitimin, 9% për sigurimet shoqërore, 9% për taksat, kemi kufizuar nivelin e taksimit të pushtetit vendor. Dhe nga ana tjetër kemi bërë atë që është më e rëndësishmja dhe po të shikoni shpalosjen e programit, ne filluam gjithçka nga antikorrupsioni. Ajo që ndodh sot në Shqipëri, është rreth 1.2 deri në 1.5 miliardë euro, sipas shifrave të denoncuara nga KLSH janë para që i ikin buxhetit të shtetit për shkak të korrupsionit. Që do të thotë sot qytetari shqiptar merr 1.2, apo 1.5 miliardë euro më pak shërbime nga shteti. Duke i adresuar të tre këto bashkërisht, mund të krijojmë kushtet që ekonomia shqiptare të rritet, që popullsia e Shqipërisë të fillojë të rritet dhe këto të dyja bashkë do të çojnë në një mirëqenie më të mirë për qytetarët shqiptarë.” – Vijoi ai.