Sekretari ekzekutiv për burimet njerëzore dhe koordinimin dixhital në PD, Endri Hasa, në një intervistë për mediat ka folur për programin e PD i cili parashikon heqjen e taksës më të rëndë që kanë sot shqiptarët, që është korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës. Hasa tha se janë lekë pa fund që shkojnë për korrupsionin.
Për këtë ai tha se PD me një ekip që do mirëmenaxhoj këto të ardhura, duke i investuar në nisma që janë për njerëzit, do mundësojë realizimin e tyre. Anëtari i Kreyesisë së PD, gjithashtu tha se me taksën 9% i jepet mundësi biznesit që të rritet.

Pjesë nga fjala e sekretarit ekzekutiv për burimet njerëzore dhe koordinimin dixhital në PD, Endri Hasa:

Prandaj punojmë me ekspertizë, debatojmë dhe me njëri-tjetrin. Por në rradhë të parë një nga gjërat që do të sjelli të ardhura pafund në buxhetin e shtetit, është heqja e taksës më të rëndë që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët në qafë, është taksa e korrupsionit e qeverisë së Edi Ramës. Qeverisja e korruptuar ka prodhuar një taksë të pashkruar në libra, janë lekë pa fund që janë sot në korrupsion. Ato para do të jenë dhe do të investohen në këto nisma që janë për të ardhmen shqiptare. Dhe prandaj mirëmenaxhimi i një qeverie dhe një ekip i cili e menaxhon dhe punon për njerëzit, e ka totalisht të realizueshme nisma që janë totalisht të kushtuara. Unë sfidoj çdo person dhe ekspert të ekonomisë, të marr me laps dhe me letër dhe t’i llogaris sa është buxheti i shtetit sot, sa para vidhen nga buxheti i shtetit të dokumentuara nga raportet e KLSH nga raporte të ndryshme auditi, janë gjëra që i dinë të gjithë, të shohin ku janë, të shohin kush janë efektet e nismave tona fiskale siç është taksa e sheshtë 9%. Ne duam t’i japim mundësi biznesit të rritet.