Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka reaguar pas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, që vë në dukje se Shqipëria është përkeqësuar në 28% të objektivave të zhvillimit dhe se arsimi ka pësuar rënien më të madhe.

Në një deklaratë për mediat, Karabina u shpreh se kjo vjen si shkak i reformave të dështuara dhe përdorim politik të arsimit nga kryeministri Edi Rama dhe qeverisë së tij që di të bëjë vetëm propagandë të shfrenuar.

Duke iu referuar raportit të OECD, Karabina tha se lënia pas e sektorit të arsimit është vënë re me rënien e normave të regjistrimit të nxënësve parashkollor dhe fillor, që ndër të tjera është një tregues i qartë i shpopullimit të vendit, braktisjes së tij dhe plakjes së popullsisë.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË DEMOKRATËVE EUROATLANTIKË, MIRELA KARABINA

 

Propagandë të shfrenuar, reforma të dështuara dhe përdorim politik të arsimit, kjo është strategjia që Edi Rama dhe qeveria e tij planifikuan për arsimin në këto 11 vite.
Së fundmi, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) duke analizuar me hollësi zhvillimet në Shqipëri në lidhje me “Zhvillimin e Qëndrueshëm të Axhendës 2030” vë në dukje se Shqipëria është përkeqësuar në 28% të objektivave të zhvillimit dhe, arsimi ka pësuar rënien më të madhe.
Sipas raportit, Shqipëria ka bërë hapa pas në sektorin e arsimit (objektivi 4), me rënie të normave të regjistrimit në parashkollor dhe fillor, tregues i qartë i shpopullimit të vendit, braktisjes së tij dhe plakjes së popullsisë.
Rezultate ndërkombëtare të PISA 2022 për nxënësit 15 vjeçarë, ku Shqipëria u rendit nga fundi për aftësitë e nxënësve dhe e fundit në botë për “menduarit krijues”, evidentuan gjëndjen ulëritëse në arsim.
Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe të rezultateve në gjithë historinë e zhvillimit të Testit Ndërkombëtar PISA, që nga 2001.
Këto rezultate në arsim janë një këmbanë alarmi se zhvillimi ekonomik e social i vendit është ndalur dhe e ardhmja është në rrezik.
Nga njëra anë shpopullimi i vendit nuk po ndalet dhe nga ana tjetër, edhe kjo rini e pakët e mbetur në vend, është një rini jo mirë e arsimuar.
Shkatari i kësaj gjendje të rëndë në këtë sektor jetik për vendin dhe të ardhmen, është Edi Rama dhe qeveria e tij.
Shqipëria e vërtetë nuk është ajo e “10 milionë turistëve” të Edi Ramës por, Shqipëria e vërtetë është ajo e analfabetëve funksionale që shtohen çdo vit dhe do t’i kushtojë shumë rëndë dhe gjatë shoqërisë.
Nxënësit dhe studentët nuk meritojnë këtë trajtim dhe këtë arsimim të dobët që ofron qeveria e korruptuar e Edi Ramës.
Shqiptarët meritojne më shumë.
Shqipëria meriton më shumë.