Sekretarja për gruan e PD-Demokratët Euroatlantikë, Taulanda Jupi, ka marr pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga National Democratic Institution, NDI, mbi hartimin e ligjit të ri për partitë politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jupi shprehet se ligji i ri për partitë politike është një domosdoshmëri, veçanërisht për mbështetjen e promovimit të elitave të reja, si dhe mbështetjen e grave dhe vajzave, në mënyrë që të jenë në gjendje të shpalosin potencialin e jashtëzakonshëm që ato kanë.
Postimi i Jupit:
Në përpjekje të vazhdueshme për të ndryshuar mënyrën e fuknksionimit të partive politike në Shqipëri duke hartuar një ligj të ri, një iniciativë e çmuar e partnerëve tanë NDI, National Democratic Institution, isha sot në një takim me Z. Bjarte Tora, ekspert i partive politike me një eksperience shumë-vjecare, ku ka shërbyer si ish sekretar i Çështjeve Ndërkombëtare në Partinë Demokristiane Norvegjeze, dhe si zëvendës përfaqësues në Parlamentin Norvegjez ngjatë mandateve 1981-1985 dhe 1985-1989.
Duke vlerësuar kontributin dhe përfshirjen e Z. Bjarte Tora në këtë projekt si edhe Zj. Ana Kovacevic-Kadovic drejtuese e NDI në Shqipëri, i shpreha këndvështrimin tim mbi mënyrën se si funksionojnë partitë politike në Shqipëri, mbi demokracinë e brendshme të tyre dhe mbi nevojën e gjetjeve të mekanizmave për të mbështetur elitat e reja të gjejnë rrugën drejt përfaqësimit, për të mbështetur të rinjtë dhe veçanërisht gratë dhe vajzat duke theksuar potencialin e jashtëzakonshëm që ato përfaqësojnë.
Një ligj i ri për partitë politike është një domosdoshmëri duke patur parasysh jo vetëm zhvillimin e shoqërisë shqiptare në këto 34 vite, por mbi të gjitha nevojën që partitë politike të reflektojnë dhe rezonojnë me këto ndryshime.