Paraqitet në Kuvend nisma e deputetëve të Partisë Demokratike
Partia Demokratike ka paraqitur sot në Kuvend një rezolutë ku kërkon dënimin e krimeve të regjimit komunist ndaj klerit shqiptar. Rezoluta shpreh gjithashtu mirënjohjen e vecantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.
Kjo nsimë e Partisë Demokratike synon gjithashtu nxitjen e hulumtive të mëtejshme nga studiues e akademikë për të zbardhur plotësisht krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat, dënimet dhe ezkekutimet e tyre.
Partia Demokratike kërkon që kjo rezolutë të miratohet nga Kuvendi para datës 5 nëntor kur Vatikani do të bëjë lumturimin e martirëve të klerit katolik.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 tetor 2016
REZOLUTA PER KRIMET E KOMUNIZIMIT NDAJ KLERIT