- Qeveria po vendos me një tender korruptiv dhe të panevojshëm monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin, duke rritur kostot nga 600-1000 euro për çdo biznes.
- Tenderi korruptiv prej 15 milionë euro i shkakton biznesit një dëm prej 80-100 milionë euro. Heq nga qarkullimi kasat fiskale dhe detyron bizneset të blejnë pajisje të reja për sistemin e ri.
- Tenderi korruptiv prej 15 milionë euro që detyron biznesin të transmetojë në kohë reale për çdo shitje nuk duhet të zbatohet! Ai do të jetë vrasësi i mijëra vendeve të punës në Shqipëri dhe i falimentimit të mijëra bizneseve.
JORIDA TABAKU, DEPUTETE PD
3 vjet më parë Partia Demokratike zbuloi skandalin e Edi Ramës për dhënien e koncesionit të TVSH-së prej 67 milionë eurosh një kompanie të lidhur me vëllanë e tij, Olsi Rama, një kompanie kineze offshore.
Në atë kohë, për shkak të zbulimit të skandalit, Edi Rama u tërhoq nga plani për t’ia dhënë koncesionin e TVSH-së kinezëve të lidhur me ortakët e Olsi Ramës.
Por faktet tregojnë se Edi Rama nuk është tërhequr nga vjedhja e biznesit që vepron në Shqipëri, për llogari të një firme kroate, besoj lidhjet me të cilën do të zbulohen së shpejti.
Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementësh, duke përfshirë edhe koncesionin e tvsh-së. Ky është një sistem pothuajse identik me atë monitorimit të pikave të basteve, I kontrolluar nga ortakët e Olsi Ramës.
Kriteret e tenderit janë përcaktuar që atë ta fitojë vetëm një kompani, të cilës i janë dhënë të drejta ekskluzive që të bëjë propozime ligjore për të ndryshuar ligjin e tatimeve. Në këtë mënyrë I hapet rruga nga njëra fitimit të kompanisë së paracaktuar nga Edi Rama, nga ana tjetër, biznesit që vepron në Shqipëri i shkaktohet një dëm kolosal.
Hapja e garës farsë, ku kriteret janë vendosur në mënyrë të tillë që ta fitojë vetëm një kompani e paracaktuar nga qeveria, ngjajnë me rastin e ligjit antikushtetues “Rama-Fusha”. Edhe atje gara do të jetë farsë, sepse askush nuk përmbush kriteret e tenderit korruptiv.
Partia Demokratike ka analizyar mbi 80 tendera të dhëna në fushën e IT, por asnjë nuk ka patur kritere kaq specifike san ë këtë rast.
Nisma e qeverisë Rama, që mund të çojë në falimentimin e mijëra bizneseve për shkak të rritjes drastike të kostove, vjen pak kohë pasi Edi Rama ashpërsoi ndëshkimin e bizneseve, duke dyfishuar gjobat për mos shtypjen e kuponit tatimor.
Në katër vitet e para të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë paguar 3.7 miliard euro taksa shtesë pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as më shumë investime.
Tenderi korruptiv për monitorimin online të biznesit nuk do të zbatohet.
Partia Demokratike mirëpret çdo iniciativë që kthen ekonominë në binarët e ligjshmërisë, çdo inisitivë që ul ekonominë informale, që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, por kjo që po ndodh këto ditë me tenderin e tatimeve ëhstë thjehst një procedurë korruptive.
ENDRI HASA, DEPUTET PD
Me të drejtë kolegia Tabaku vuri në dukje se kostot e vendimit të qeverisë për të bërë një sistem të ri të monitorimit online të biznesit, i cili është vrasës për biznesin.
Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë dhe rezulton se sistemi i ri i pagëzuar si sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të faturimit do t’i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro.
Kjo kosto kolosale do të ndodhë, sepse me sistemin e ri, qeveria do të detyrojë të gjitha bizneset të ndërrojnë të gjitha pajisjet fiskale dhe sistemet elektronike që kanë në përdorim.
Monopoli që po krijon qeveria detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale që punojnë me sistemin e ri dhe që do të informojnë tatimet në kohë reale. Qeveria nuk ka bërë të ditur çfarë do të bëhet me 140 mijë kasat fiskale ekzistuese, për të cilat një biznes ka paguar të paktën 300 euro për t’i instaluar.
Shqiptarët duhet të dinë se pas projektit korruptiv të Edi Ramës fshihet fakti se çdo biznes do të detyrohet të paguajë nga 600 deri në 1000 Euro në mënyrë që biznesi i tyre të mos mbyllet nga hordhia e tatimorëve.
Sipas llogaritjeve tona, ky është shpenzimi minimal që do t’i duhet çdo biznesi, sepse në të nuk llogariten kostot e tjera që kanë të bëjnë me stafin, trajnimet, kompjuterin, dhe linjën e internetit për të transmetuar në kohë reale në sistem çdo shitje.
Megjithëse fshihet nën fjalën tender, akti korruptiv i qeverisë është monopol i pastër për llogari të inetersave korruptive të Edi Ramës, të cilat vazhdon t’i përdorë për të qëndruar në pushtet.
Llogaritë janë të thjeshta dhe nuk do shumë mend për të kuptuar se qeveria nuk ka asnjë qëllim për të ndihmuar apo formalizuar biznesin, por ajo punon vetëm për të pasuruar klientet e Edi Ramës.
Tenderi korruptiv prej 15 milionë euro për monitorimin e sistemit online të biznesit nuk duhet të zbatohet!
Ai do të jetë vrasësi i mijëra vendeve të punës në Shqipëri dhe i falimentimit të mijëra bizneseve.