DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI KRESHNIK ÇOLLAKU
Edi Rama vazhdon te perdore parate e shqiptareve per lluksin e tij. Ai bredh neper resortet me lluksoze te europes duke u sjell si sheik me parate e shqiptareve, te cilet sot vuajne nga cmimet e rrituara, papunesia dhe varferia.
Disa dite me pare ai mori charterin per qefet e tij, qe vetem karburant i ka kushtuar taksapaguesve 120 mije euro.
Edi Rama vazhdon te refuzoje te beje transparence, vazhdon te refuzoj te jape llogari per taksat e shqiptareve.
Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, po i drejtojme serisht disa pyetje kryeministrit:
A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”?
Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi?
Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës?
Nderkohe qe varferia dhe papunesia shtohen ne Shqiperi, edi rama dhe qeveritaret e tij vazhdoj me lluksin e shfrenuar
Për periudhën 2014 – 2022, fatura e shpenzimeve te luksit arrin ne 798.3 milionë euro
Prej te cilave Bileta udhetimi – 46 milionë euro
Karburant – 255.6 milionë euro
Mobilim zyrash – 27.5 milionë euro
Paisje – 60.1 milionë euro
Rikonstruksion zyrash dhe godinash – 155.6 milionë euro
Vetem kete muaj ku shumica e shqiptareve nuk arrijne dot taigurojne ngrohje per femijet e tyre per shkak te cmimit te larte te energjise dhe, Kryeministria ka paguar per udhetime jashte vendit 64 mijë euro.
Edi Rames nuk i behet vone per shqiptaret, ai kujdeset vetëm për të udhëtuar si mbret, për të shijuar resorte luksoze si car dhe për të pastruar imazhin e tij të nxirë keq!
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!