Pjesë nga fjalimi i deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Parlament:
Së dyti, sot ne diskutojmë raportet e inst të drejtësisë që ka interes. Ne të gjithë e përdorim drejtësinë si retorikë të ditës, sot I kemi përfaqësuesit në parlament për të na dëgjuar se kush janë shqetësimet tona. Ju kujtoj që nga shtatori I vitit të shkuar iinstitucionet e drejtësisë kanë paraqitur disa propozime dhe kërkesa në lidhje me ndryshimet.
Janë bërë 8 vite që është ndryshuar kushtetuta dhe miratuar paketa e ligjeve. Siç edhe kuptohet ka pasur probleme që lidhen si me zbatimin, me influencën politike, me shkollën e magjistraturës, me hapësirën që hapin këto inst me politikën.
Opozita ka qenë e hapur që të diskutojmë jo me listë dëshirash por me ndryshime që janë në një farë mënyre akomodim I interesave të individëve të caktuar. Por ne duhet të flasim për çfarë ka nevojë kjo drejtësi e re për të funksionuar? Ne po mbyllim sesionin dhe nuk jemi gati për të miratuar paketën e ndryshimeve të tjera në reformën në drejtësi.
Së treti, është prezantuar një ligj nga qeveria për kanabisin mjeksor. Për mua, nuk duhet në mënyrë absolute që të lihet për dy javët e fundit dhe të miratohet në seancën e fundit në parlament. Nëse ka diçka të nevojshme ky parlament është nevoja e ndryshimeve të paketës së reformës në drejtësi. Çfarë mund të bëjmë ne ndryshe? jo arnime! Si mund ta përmisojmë sistemin?
Paraqitja e ligjit për kanabisin mjeskor dhe heqja nga portal I diskutimit public për ta sjellë shepjt në parlament pa I dhënë hapësirë as shoqërisë civile, as grupit të interest, donatrëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për mua lë dyshime. Në emër të PD kërkoj që mos ta nisim diskutimin mbi këtë ligj. Mos na vendosni përpara përgjegjësisë që të bëhen seanca maratonë ndërkohë që parlamenti ka qëndruar për muaj bosh pa shqyrtuar asnjë ligj.