Të nderuar kolegë,
Sot në axhendë plenare kemi “ buxhetin faktik 2014”, i cili në cdo paragraf dhe term të tij është nje faqe e zeze e kesaj Qeverie. Është dokumenti i cili edhe pse është riparë disa herë nga Qeveria, prapë nxjerr zbuluar të ardhurat e parealizuara, investimet e munguara dhe keqmenaxhimin e fondeve publike.
Është buxheti që fakton skandalet e grabitjes së parave me aferën e CEZ dhe OSHE. Vetëm për vitin 2014 abuzimet me OSHEE kanë qenë në vlerën e 32 milion eurove, ndërkohë që 2600 shqiptarë janë dërguar pas kangjellave te burgut sepse nuk kanë para për bukën e gojës, ndërsa qeveria i kërkon kamatëvonesat.
Është buxheti që fakton dhe shpjegon fatkeqësisht pse burrat dhe grate, familjare dhe kryefamiljare, arrijnë dhe vetëflijohen pasi nuk mund të paguajnë faturat e dritave, te ujit, te transportit, te shkollimit, e te kurimit nëpër spitale.
Buxheti që evidenton gropat e zeza nga evazioni fiskal në tatime e dogana, me 70 milion Euro që ju kërkoni ti mbushni me sulmet tatimore duke i gjobitur në cdo orë të natës dhe të ditës, edhe të shtunë e të dielë, duke u marrë dhe qindarkat e fundit të arkës , dyqaneve me lista dhe blloqe veresije.
Tenderat korruptive në shëndetësi ku vetëm nga 22 të tilla fitimi i ministrit dhe kompanisë së tij, ka qenë mbi 11 milion euro. Dhe me këtë rast më lejoni të përgëzoj dhe disa nga kolegët e mazhorances që më se fundi po ngrenë zërin kundër anakondave të korrupsionit në qeveri që gllabërojnë cdo fond publik.
Është buxheti që fakton se nuk është hapur asnjë vend real pune por vetëm propagande faktike me fjalime e zyra punësimit të miltantëve. Shkalla e papunësisë është rritur 7 % duke e cuar atë mbi 32% në nivel kombëtar.
Ky buxhet skanohet nga raporti i KLSH i cili në cdo faqe të tij është dëshmi me shifra dhe me argumenta ndonëse jo krejt të plota të megaskandaleve dhe korrupsionit qeveritar.sipas këtij raporti vitin e kaluar tek 399 tendera janë kontstatuar 1254 shkelje të procedurave të prokurimit.
Është buxheti që fakton se taksat e shqiptarëve të mbledhura me hir dhe pa hir nuk investohen në ujësjellësa, shkolla, qendra shëndetësore, rrugë, hidrovore, por tek mirëqënia e qeveritareve,luksi i tyre, tek ministrat dhe klanet e interesave me mbi 1 miliardë dollarë në një vit.
Emigrantet tane, ne ndryshim nga ata siriane, prej mëse dy vitesh po i tregojne botes dhe vendeve azilkerkuese, se shqiptarët janë në një luftë të ethshme me mjerimin ekonomik, si një refren i jetës së pamundur që na e ka bërë dhuratë kjo qeverie që nga qershori i 2013.
Është kjo skamje që i ka shtyrë mbi 80 mijë shqiptarë dhe i shtyn me mijëra të tjerë të braktisin shtëpitë dhe atdheun për të gjetur një mundësi shprese për punësim dhe jete normale.
Kolegë
Duke dalë nga trajtimi makro i buxhetit më lejoni të argumentoj qe, edhe pse shpesh ne fjalet e mia neper seanca per projektligje te ndryshme, citoj Qarkun Kukes, Tropojen qe une perfaqesoj ketu ne parlament, nuk e bej aspak qe ti jap ndonje sens krahinizmi apo lokalizmi ne ate qe argumentoj por thjesht te citoj burimin e informacionit, shqetesimin real per situaten ne zonen time zgjedhore.
Edhe ne kete rast kur po diskutohet ky buxhet faktik i vitit 2014, nese ju tregoj shqiptareve se Veriu/ qarku Kukes/ Tropoja jane izoluar dhe përcmuar krejtësisht nga investimet publike ne keto 2 vjet kjo nuk do te thote qe nje koleg tjeter nuk konfirmon te njejten gje dhe te tregoje qe në pikë të hallit është edhe Vlora qyteti i Ramës deputet, apo e braktisur fare eshte edhe Gjirokastra e kryebashkiakut Veliaj e ministrit të turizimit Ahmetaj.
Është pikërisht ky buxhet që fakton se Kukësi, Hasi e Tropoja nuk kanë patur parvjet, vjet por sigurisht dhe sivjet vëmendjen më minimale të këtyre pushtetarëve të cilët prioritet kanë pasurinë dhe babëzinë dhe jo daljen nga kriza.
Buxheti vërteton me shifra dhe të dhëna të zezë mbi të bardhë se tashme fajin nuk mund ta kete askush tjeter pervec qeverise.
Për të ardhur tek investimet e munguara dhe të ardhurat e parealizuara në nivel qarku më lejoni ti referohem fakteve sipas sektorëve.
Personalisht, do preferoja qe here pas here gjate diskutimit te ndalem dhe citoj pjese “ te arta” nga programi I qeverise per periudhen 2013-2017, ne menyre qe ashtu si ne fabula ku thuhet qe genjeshtra I ka kembet e shkurtera, edhe mashtrimet qe u premtuan e kishin kohen shume te shkurter te demaskimit dhe daljes ne drite te diellit.
- Mbështetje për biznesin e vogël e të mesëm thoshit ju atehere kur ethshem dhe me cdo kusht kerkonit te vinit ne pushtet.
- Do të hiqet taksa e biznesit të vogël dhe do të reduktohet barra fiskale e biznesit të vogël brenda vitit të ardhshëm thoshit ju ne program, pra I bie brenda vitit 2014.
- Do të rrisim efikasitetin e shërbimeve të administratës publike në favor të biznesit të vogël e të mesëm duke krijuar një partneritet të qëndrueshëm e të suksesshëm shtet-biznes;
Pervecse demagogji dhe mashtrim asnje emer tjeter faktet dhe realitetin e ketyre dy viteve per sa citova me lart nga programi juaj rilindas. Ndersa faktet jane thene dhe sterthene nga kjo foltore dhe e kane faktuar shqiptaret kudo ku jetojne dhe perpiqen tashme jo per biznes por per buken e gojes.
2-Per bujqesine.
ata qe kane hartuar programin kane qene shume dore leshuar, ndoshta kane menduar sa tu marim ne fillim voten fshatareve dhe zonave rurale, pastaj shohim e bejme.
“Do të reduktohet tatimi mbi vlerën e shtuar për farërat, fidanet, materialin gjenetik shtazor, plehërat kimike, pesticidet, vaksinat e blegtorisë etj”- . Faktet dihen,
“Do të zbatohet programi i furnizimit të naftës pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme” – perralle nga e kaluara..
“Do të nxitet dhe mbështetet, blerja në grup e pajisjeve të mekanikinerive bujqësore, traktorëve dhe moto-kultivatorëve” – shati, beli,kazma vazhdojne te jene veglat e punes per ta.
“Do të 5-fishojmë financimin publik për mbështetjen e zhvillimit rural” thuhet ne program por nese keni patur zeron si shifer referuese per 5 fishim ketu jeni ok pasi prap zero keni mbetur,
“Do të mbështeten me përparësi ngritja e qendrave të grumbullimit, ruajtjes dhe tregtise me shumicë të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale” por deti tani asnje qender e tille nuk eshte ngritur ne asnje prej tre rretheve, kukes has dhe tropoje si dhe nuk eshte ngritur asnje treg agroushqimor.
“Do të mbështeten me fonde të garancisë, zbatimi i skemave të sigurimit të prodhimeve nga dëmtimet natyrore të kulturave bujqësore dhe blegtorisë” ,kush eshte permbytyr e ka provuar ne kurriz edhe kete premtim te pambajtur.
Dhe qershia mbi torte per nga premtimet per bujqesine ka qene;
“ Synojmë të investojmë 160 mln USD për rimëkëmbjen e sistemit të kullimit dhe vaditjes”
Nese keto ishin parashikuar per 4 vjet, ku jane gjysma 80 miljon apo cereku te pakten pasi asnje kokerr leku nuk ka shkuar per asnje veper vaditëse, ekzistuese ne qark ku pjesa më e madhe e tyre nuk funksionojnë.
3- Infrastruktura.
Pasi keni hedhur balte dhe tallje gjate fushates per cdo rruge te ndertuar ne Qeverisjen Berisha, ne programin tuaj keni permendur si Korridori i Gjelbër Autostradal Veri-Jug; Korridori i Kaltër Veri-Jug, madje edhe investime në rrugët rajonale e të fshatrave.
Dimri ka trokitur dhe shume problematike paraqitet situata në rrugët rurale te Kukësit, Hasit dhe Bajram Currit. Ka disa rrugë që për arsye të pronësisë, që janë të Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve dhe jo ish njësive vendore, kanë mbetur të shkatërruara dhe nuk ka vënë dorë askush.
4-Punësimi.
Per gjate gjithe fushates elektorale, I rate tam- tameve cep me cep te Shqiperise dhe madje e shkruajtet edhe ne programin tuaj qeverise me “perbetim”
“Angazhohemi të krijojmë 300 mijë vende të reja pune”
Dhe cfar ndodhi ne keto 2 vjet?
Tallje publike ministrash qe vendet e punes I kemi por nuk kemi njerez te kualifikuar qe ti punesojme.
Zyra e Punës në Qarkun Kukës ka të regjistruar si punëkërkues të papunë më shumë se 10 mijë persona. Asnjë kompani fasone apo ndërmarje e madhe nuk operon në tre rrethet e këtij qarku, nderkohe qe nga aksionet tatimore dhe taksat tejet te larta kane detyruar te mbyllen shume dyqane ku familjet siguronin nje jetese minimale.
5-Zhvillimi urban dhe Turizmi
Pas marrjes së vendimit për pezullimin e dhënjes se kredive me interes të ulët, për familjet e pastreha, në Kukës, Has e Tropojë nuk ka mbërritur ende asnjë gjë zyrtare se cfarë do bëhet për trajtimin e tyre. Në total janë më shumë se 800 familje që kërkojnë të aplikojnë për marrjen e kredive me interes të ulët.
Pika turistike e Valbonës nuk ka një plan rregullues, madje as vend për grumbullimin e mbeturinave po keshtu edhe pika turistike e Shishtavecit ka të njëjtat problem.
Dhe cfar kishte programi per kete sektor?
“Krijimi i një modeli turizmi vjetor të integruar, aktiv dhe social, me fokus në dimensionin kulturoro-natyroro-ekologjik dhe si një kombinim midis turizmit familjar dhe elitar” thoshte programi por asnje fond asnje projekt asnje percapje nuk e pa askush me sy deri me sot.
“Do të krijojmë një paketë të veçantë turistike Shqipëri-Kosovë-Rajon” por edhe pas gati 3 vitesh nuk shihet asnje nisme bashkepunimi as ndermjet Gjakoves dhe Malsise se Gjakoves me qëllim kontributin në zhvillimin ekonomik të integruar ndermjet shqiptaresh ketej dhe matan kufirit e jo me gjate ne rajon.
Nese edhe per kete sektor te rendesishem sic eshte turizmi, endrra vazhdon, te jeni te sigurte qe dikush do t’ju gjuaj me veze qe do t’ju zgjoje, se koha nuk pret.
6- Industria.
Meqenese qarku i Kuksit eshte kaq i pasur me minerale, gjate lundrimit neper programin tuaj dhe vecova :
“ Zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të sektorit të gjeologjisë dhe minierave duke e shndërruar këtë sektor në një industri me kushte e standarde bashkëkohore”.
“ Hartimin e politikave specifike që nxisin, orientojnë dhe garantojnë investime e financime masive të brendshme e të huaja në industrinë minerare”.
“ Rritjen e eksporteve minerare si një element i rëndësishëm i rritjes ekonomike, punësimit dhe nivelit të jetesës në zonat minerare”.
Ashtu si ky buxhet qe tashme eshte faktik, faktet nga realiteti jane kokforta.
Në qarkun e Kukësit ushtrojnë aktivitet minerar kompani të cilat nuk janë të pajisura me dokumentacione përkatëse. Edhe ato kompani që janë legjitime, herë pas here nuk zbatojnë kriteret e punësimit, për personat që punësojnë. Nuk i paguajnë normalisht dhe nuk i përfshijnë në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
7-Në sektorin energjetik
Rindasit e Kukesit, u mburren disa dite me pare se kane nenshkruar 14 mijë Akt – Marreveshje, per energjine elektrike. Po ku i keni cuar këto lekë mundi e sakrifice pa fund që i merrni banorëve, pse nuk ka asnjë investim tek rrjeti energjetik ku për herë të fundit ështe vënë dorë në vitin 1970. Ndërkohë që nuk po flasim për investimet në jetën e komunitetit sikurse mashtroni njerëzit cdo ditë me spotin televiziv të OSHE se me këto para të faturave do të ngrejë shkolla, spitale kopshte, etj e etj.
Kam ketu nje foto qe ma derguan me kerkese te vecante per tua treguar nje fakt dhe qe eshte bere jo nga ndonje zone e thelle por ne nje lagje te Kukesit me ekzaktesisht ne lagjen Bozhe ku banoret energjine e marrin me shtylla druri, si ne kohen e mesjetes. Keto shtylla jane vendosur sa per dijeni nga vete banoret e lagjes…dhe te tilla ka plot.
8-Shëndetësia,
Bemat ministrore per tendera dhe afera, irritojne kedo dhe per me teper ata qe iu bie halli dhe i drejtohen spitaleve apo qendrave shendetesore per te marre ndihme mjeksore.
Ka aparature mamografie ne Tropoje por nuk ka asnje te dhene reale se sa gra kane perfituar dhe a ka ndonje pergjigje te analizave. Nderkohe ne Kukes jo vetem kjo paisje qe mungon por edhe ajo per skopine. Ka mjek kirurg por nuk anestezist ne spitalin e B.Currit nderkohe qe nuk ka mjek te specialiteteve te vecanta ne spitalin e Kukesit lere pastaj godina e ketij spitali apo edhe e maternitetit qe jane drejt rrënimit total.
Por keto jane thene e sterthene, por a e dini se cfare shqetesimi absurd me ka percjelle keto dite Ardjani nga Geghyseni i Tropojes dhe le ta degjoje ministri qe krenohet perdite.
“Per vete jam invalid me thote ai. Me sakrifice kemi artitur te derdhim kontributin e kerkuar per te perfituar bashkeshortja lejen e lindjes e cila nuk kap rrumbullak shifren pere 80 mije leket te vjetra. Ka mese 4 muaj qe ne qendren shendetesore te njesise adminiatrative Bujan nuk ka modular raporti leje lindje”. Mbas interesimit tim, me rezulton qe eshte shqetesuese per krejt zonen.
Dikush nen dore ta ofron kundrejt pageses deri ne 10 mije leke me thote ai.
Po si mund te krenohet ministri me shendetesine e tij apo te tjeret me tenderat e pafund kur perfitimet shkojne ne xhepat e zyrtareve dhe ju mohojne qytetareve ate qe iu takon, se tenderi per te prodhuar letra- modulare nuk ka rezultuar fitimprures aq sa duhet, perndryshe do ta kishin bere me kohe e me vakt.
Të nderuar kolegë
Mendoj se diskutimi i këtij buxheti, në kohën kur më shume se gjysma e kabinetit qeveritar është në akuzë publike për qindra tendera monopole abuzive, jo vetëm nuk ju bën nder por ju ul edhe më shumë kokën per përgjegjësinë e rëndë publike që keni për rrënimin e Shqipërisë dhe varfërisë së tejskajshme të shqiptarëve .
Për këtë mazhorancë ky buxhet është një këmbanë e shtuar alarmi për krizën ku po lëngon vendi, për cdo mundësi të mohuar e të munguar e shpresë të fikur për cdo grua, nënë , baba e të ri që nuk ka punësim, nuk ka shkollim , nuk ka të ardhura për shtyrë ditën e jo më të ngrejë një ide për një të ardhme të afërt.
Për ne si opozitë është dokumenti që duhet të na bëjë të ngrejmë zërin edhe më fort për ti zgjuar shqiptarët se nuk duhet më ti binden e frikesohen kësaj qeverie e cila mashtroi për shërbime falas dhe solli vetëm grabitje e terror për taksapaguesit, premtoi për shtet ligjor po ngriti vetëm shtet policor, premtoi punësim por solli rrënim. Ky është buxheti i mjerimit dhe jo i shpëtimit.
Por fale Zotit, ka akoma shprese dhe ajo buron nga plani i Opozitës më taksa të ulëta, ngritjen e forcimit të tregut , punësim dhe mbi të gjitha ngritjen e shtetit të së drejtës dhe besimit publik tek një qeveri e përgjegjshme dhe mbi te gjitha atdhedashëse.
Te mposhtim friken dhe te ngjallim shpresen te shqiptaret, kjo gjykoj qe do te jete motoja e Opozites ne vigjiljen e Dhjetorit te 25-te te Levizjes se madhe Studentore “ per Liri dhe Demokraci”.
Faleminderit
Fjala në Kuvend e deputetes Mimoza Hajdarmata, 5 Nëntor 2015