Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, në fjalën e tij ditën e djeshme në parlament, u shpreh se 430 milion euro është afera me e madhe korruptive e inceneratorëve me ideimin, dijeninë dhe mbështetjen e kësaj qeverie. Gështenja shprehet se hetimet i dhanë të drejtë Partisë Demokratike, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.

“Mirëmëngjesi!
Dje nga fjala ime në Kuvend! 430 milion euro është afera me e madhe korruptive e inceneratorëve me ideimin, dijeninë dhe mbështetjen e kësaj qeverie. Hetimet i dhanë të drejtë Partisë Demokratike, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut. Përpara drejtësisë duhet të shkojë i gjithë zinxhiri i zyrtarëve qëndror dhe vendor të përfshirë në këto proçedura. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Është koha që shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!” – shkruan Gështenja në ‘Facebook’.