Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se turizmi është sot një nga ato begati që i jep gjallëri jo vetëm të ardhurave, por që fatkeqësisht dështojmë përherë t’i marrim më të mirën.
Tabaku shoqëron postimin me një foto që tregon djegien e mbeturinave në qytetin e Vlorës dhe shprehet se ky është një krim mjedisor me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve.
Sipas deputetes demokrate, 430 mln euro i janë dhuruar personave me duar në xhepa për të ndërtuar tre instalacione korrupsi
Postimi i plotë:
“Turizmi është sot një nga ato begati që i jep gjallëri jo vetëm të ardhurave të pakta të familjeve shqiptare por edhe buxhetit të shtetit. Begatia për të cilën ne kemi detyrë ta mirëmbajmë dhe ta trajtojmë siç duhet por që fatkeqësisht dështojmë përherë t’i marrim më të mirën.
430 mln euro i janë dhuruar personave me duar në xhepa për të ndërtuar tre instalacione korrupsioni me justifikimin e një Shqipërie të pastër. Sot, kur duhet të kishim një bregdet më të pastër ne shohim pamje të tilla ku pirgjet me plehra digjen në mes të ditës duke i shtuar vapës së tmerrshme ndotjen e korrupsionit që ia ka bllokuar shqiptarëve mushkëritë” – shkruan Tabaku në Facebook.