Anëtari i Kryesisë, Endri Hasa, në një postim në Facebook ka shpërndarë një foto nga takimi i kandidatëve për kryetar të PD me demokratët e degës nr. 7 në Tiranë.
Hasa shkruan se Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e njerëzve të lirë, partia e atyre që e mbajnë kokën lart dhe nuk fshihen skutave.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Shqipërisë
Ne jemi partia e njerëzve të lirë, partia e atyre që e mbajnë kokën lart dhe nuk fshihen skutave.
Në Tiranë mes demokratësh të vërtetë për ta bërë Partinë Demokratike, parti të vlerave Europiane dhe ta ngritur atje ku i takon!