Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Ramës në përfundim të mbledhjes së qeverisë se po punojnë për rikonceptimin e qeverisjes
Ai shkruan se shqiptarët kërkojnë zgjidhje dhe sipas tij ky është largimi i Edi Ramës si edhe mbajtja përgjegjësisë për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar”.
Reagimi i plotë:
Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve.
Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.
Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.
Shqiptarët kërkojnë zgjidhje. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.