Denoncimi i plotë i deputetes së Partisë Demkkratike, Emilia Koliqi:
Rruga aq shumë e propaganduar si riviera veriore, që do të lidhte dy zonat turistike, Shëngjinin me Velipojën, RRUGA SHËNGJIN-RANA E HEDHUN- BAKS RRJOLL për të tretin vit radhazi, mbetet një kantier i braktisur.
Rruga duhej të përfundonte për 12 muaj.
Në muajin prill, para zgjedhjeve lokale, u miratua edhe fondi i shpronësimit, mungesa e të cilit, gjoja, paska qenë arsyeja e ndërprerjes së punimeve.
Zgjedhjet kaluan, afati i zbatimit të vendimit të qeverisë ka përfunduar, por punimet nuk rifillojnë.
Rruga financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në kuadrin e Programit të Rrugëve Lidhëse Rajonale dhe Lokale me objektiv: Përmirësimin e aksesit në qendrat e përzgjedhura turistike, me afat zbatimi 2018-2022.
Por zhvillimi i veriut nuk është prioritet për qeverinë e për më tepër kur bëhet fjalë për turizëm.