Librazhdi, Prrenjasi, Gramshi dhe gjithë qarku i Elbasanit do kenë më pak nxënës në bankat e shkollave, është shqetësimi që ka ngritur deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja.
Me anë të postimi në Facebook, Gështenja gjithashtu thotë se emigrimi po e rrënon gjithë qarkun e Elbasanit.
Postimi i plotë:
Si asnjëherë më parë, Librazhdi, Prrenjasi, Gramshi dhe gjithë qarku i Elbasanit do kenë më pak nxënës në bankat e shkollave, shqetsim të cilin e kam ngritur disa herë në Parlament!
Më shumë se 421 nxënës do mungojnë këtë vit në bankat e shkollave. Ndërkohë që vitin e kaluar 322 nxënës i munguan shkollave.
Kjo hemoragji emigrimi po e rrënon jo vetëm Librazhdin, Prrenjasit por gjithë qarkun e Elbasanit.
Drejtoria Arsimore ka njoftuar se do krijohen më shumë klasa kolektive, ndërkohë që vitin që shkoi Librazhdi kishte 50% të klasave kolektive.
Më shumë mësues do largohen nga puna.
Këtij realiteti qeveria nuk i përgjigjet me zëvëndësim ministrash.
Duhet ndryshim!