Partia Demokratike ka akuzuon qeverinë se është duke abuzuar me dy anijet TEC të ankoruara prej një viti tanimë në Vlorë. Sipas PD, sot është më lirë të blesh energji në treg, sesa ta sigurosh atë përmes TEC-ve.

Përmes një deklarate për mediet nga selia blu, Mirela Karabina, zëdhënëse e PD dhe inxhinieri Azmer Duleviç, deklarojnë se përmes TEC-ve lundruese në Vlorë po kryhet korrupsion, i cili rëndon në kurriz të qytetarëve.

DEKLARATA NGA MIRELA KARABINA DHE INXHINIER AZMER DULEVIÇ

Përshëndetje!

Faleminderit që keni ardhur!

Abuzimi dhe shpërdorimi me pronat dhe taksat e shqiptarëve janë të kudondodhura, siç është rasti që do të denoncojë sot Inxhinier Azmer Duleviç mbi abuzimet nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) për Tecet lundruese në Vlorë.

Aferat korruptive të kësaj qeverie tashmë të konfirmuara jo vetëm nga hetimet e Strukturës së Posaçme, SPAK, por dhe nga organizma ndërkombëtarë dëshmojnë sesi metastazat e korrupsionit janë përhapur në çdo ind të pushtetit.

Dhe kostot e këtij korrupsioni galopant i paguajnë qytetarët!

Partia Demokratike me modelin dhe kulturën e re politike për qytetarët dhe në shërbim të tyre do të denoncojë çdo abuzim që rëndon dhe vështirëson jetën e qytetarëve të saj dhe do të mbështesë pa asnjë rezervë organet e drejtësisë për dënimin e akteve korruptive.

Ftoj Inxhinier Duleviç të denoncojë aferën e rëndë korruptive.

Reagim për abuzimet nga ana e KESH për Tecet lundruese në Vlorë

Në datën 1 tetor 2022 KESH ka marrë dy anije, Tece lundruese, me qera për dy vite për prodhim energjie.

Sot, gati  një vit pasi anijet janë ankoruar në Vlorë, prej tyre nuk është prodhuar as edhe një MËH energji elektrike. Sipas kontratës që mbahet e fshehtë nga ana e KESH por që është bërë publike dhe është e njohur, vetëm për qiranë ditore nga taksat e qytetarëve shqiptarë do te paguhen 63 mije euro në ditë, pa përfshirë mirëmbajtjen dhe karburantin.Nw total për dy vite nga taksat e qytetarëve do të merren mbi 72 milion euro.

KESH me firmën e drejtorit të saj sapo ka shpallur fituesin e tenderit me vlerë 7.2 mln euro që do jetë vetëm për depozitimin e karburantit. Vlera e karburanit që është parashikuar të blihet nga KESH në muajin dhjetor i kalon 100 milionë euro.

Nga të dhënat që kemi nga bursa hungareze, çmimi i energjisë sot është rreth 120 euro/Mëh, ndërkohë po të vihen në punë dy tecet çmimi i MËH i kalon 200 euro pa llogaritur ndotjen.

Kështu që, më lirë bie ta blejmë energjinë në bursë sesa ti ndezim këto 2 Tece lundruese.

Ajo që duhet të dinë qytetarët nuk është gjë tjetër veçse një aferë e radhes që po bëhet me energjinë dhe sesi po shpërdorohen taksat e tyre.

A kanë filluar pagesat për 2 tecet që nuk punojnë?

A funksionon bursa Alpex?

Kur do të kryhen transaksionet e energjisë me Kosovën?

Ndërkohë  KESH vazhdon shet dhe blen energji jashtë bursës Shqiptare ALPEX,  gjë që i ka kushtuar xhepave të qytetarëve mbi 4.4 mln euro për ngritjen e platformës dhe trajnimin e stafit.

Sistemi elektro-energjetik nuk mbahet në këmbë me presione ndaj rritjes së çmimit të energjisë për familjarët e pensionistët por duke pasur vizion dhe një plan të qartë Tekniko-ekonomik, që për fat të keq nuk e ka.

Por kjo është Qeveria e Edi Ramës që në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, prioritet ka përfitimin dhe pasurimin në kurriz të tyre!