Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për vdekjen At Arthur Liolin. Në një mesazh në Facebook, Basha i shpreh ngushëllimet familjes, dashamirësve të shumtë, Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe grigjës së tij, që shërbeu si pasardhës i nderuar i Fan Nolit.
Postimi i plotë:
Lamtumirë At Arthur Liolin !
Do ta nderojmë përherë me mirënjohje veprimtarinë e jashtëzakonshme të Kancelarit të Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston, si një udhëheqës shpirtëror i komunitetit shqiptaro-amerikan. Një patriot që i shërbeu me dhembshuri e humanizëm atdheut dhe çështjes kombëtare.
Në këtë ditë të trishtë të kalimit të tij në amshim, i shpreh ngushëllimet e mia familjes, dashamirësve të shumtë, Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe grigjës së tij, që shërbeu si pasardhës i nderuar i Fan Nolit.
U prehtë në paqe!