Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina shprehet se aleanca e kullave, nongratave dhe e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nuk do ta mbajnë dot peng Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Një postim në facebook, Karabina shkruan se sado të përpëliten nuk do t’i shërbejnë më padronit që i kërcënon me dosje sepse tashmë ato do t’i mësojë çdo shqiptar.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE

Aleanca e kullave, nongratave dhe e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nuk do ta mbajnë dot peng Partinë Demokratike të Shqipërisë!

Aleancës së Kullave i është bashkuar së fundmi dhe aleanca e bashkëpunëtoreve të sigurimit të shtetit që hedhin baltë mbi PD-në. Pengjet e së shkuarës së tyre, janë në hall të madh.

Koha e tyre ka mbaruar!

Sado të përpëliten nuk do t’i shërbejnë më padronit që i kërcënon me dosje sepse tashmë ato do t’i mësojë çdo shqiptar. Sado janë munduar t’i fshijnë, gjurmët janë aty, të zezë mbi të bardhë. Prandaj janë tërbuar që pas iniciativës së Partisë Demokratikë për të hapur dosjet. Vjellin vrer në aleancën e tyre me bashkëpunëtorët e sigurimit nëpër media, por e kanë kot.

Balta dhe llumi i tyre as nuk e bëjnë dot pis dhe as e dëmtojnë PD-në!

Shqiptarët e kanë parë se kanë dështuar për turpin e tyre në sulmet ndaj PD-së dhe janë detyruar të lëpijnë vrerin që kanë derdhur.

Sot janë në përpëlitjen e fundit të marrisë së tyre, ku natën marrin leje ndërtimi dhe tendera e favore nga Rama, dhe ditën mundohen të fshihen duke sulmuar PD-në.

Ata janë në hall të madh, por halli i tyre nuk është halli i shqiptarve.

Dhe për hallin e tyre, nuk do t’i mbajnë shqiptarët më peng!