Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte sot më Probat të bashkisë Dimal, ku vizitoi biznesin e sipërmarrësin Miri Hoxha. Basha u njoh me problematikat e biznesit dhe nevojën që ka për mblshtetje. Sipas Bashës, lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji të jashtëzakonshme për ekonominë dhe do t’i japë biznesit frymëmarrjen e nevojshme.
“Kënaqësi të takoja e bisedoja sipërmarrësin Miri Hoxha dhe punojnësit e biznesit të tij në Probat. Folëm për situatën ekonomike dhe gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve të kësaj zone. Ne jemi në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm, dhe në bashkëpunim me ta do të hartojmë programin e Partisë Demokratike, si alternativën e duhur në mbështetje të biznesit, duke krijuar kushtet e nevojshme për zgjerimin e sipërmarrjeve shqiptare dhe afrimin e investitorëve të huaj. Lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji të jashtëzakonshme për ekonominë dhe do t’i japë biznesit frymëmarrjen e nevojshme. Në këtë mënyrë biznesit i jepet mundësia të investojë, të rrisë pagat, të shtojë numrin e të punësuarve dhe të rrisë prodhimin.Ne do jemi çdo ditë pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të ndërtuar sëbashku një të ardhme më të mire për gjithë shqiptarët”, – shkruan Basha krahas videos së postuar në rrjetet sociale.