Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një ecje përgjatë qendrës së Burrelit, takoi dhe bisedoi me shumë qytetarë e sipërmarrës të vegjël, të cilët ngritën pothuajse të njëjtat shqetësime, nivelin e lartë rë varfërisë dhe mungesën e vëmendjes nga qeveria. Basha ndërsa dëgjoi banorët e një prej zonave më të varfëra të vendit, tha se “politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët.”
Statusi i plotë:
Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë dhe sipërmarrës përgjatë rrugës Kuvëndi i Dukagjinit në Burrel.
Varfëria dhe emigrimi mbeten një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë.
Ata tregojnë se rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse, janë arsyet që po çojnë drejt nbylljes masive të bizseseve dhe e vetnja rrugë për ta mbetet emigrimi.
Rreth 44% e popullsisë është në kufijtë e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon.
Shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje.
Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët.