Sekretarja për Gruan në Partinë Demokratike, Taulanda Jupi, ka reaguar për protestën e studentëve të mjekësisë ku shprehet se diploma nuk do t’i mbahet peng vetëm studentëve të mjeksisë, por edhe atyre që zgjodhën degët prioritare.

Jupi shkruan se ata studentë që do të zgjidhnin degët prioritare ju premtua nga qeveria bursa ne shifrën 40.000  lekë në muaj, por duke mos i thënë se 3 vite do t’i mbahet peng diploma në rast se shteti do ti punësojë diku ne administratë.

Ajo më tej shpreh mbështetjen e plotë ndaj kauzës së studentëve dhe të drejtës së tyre për arsim pa pengmarrje.

Reagimi i plotë:

NJË TJETËR VATËR PROTESTE NDIZET NESËR NGA STUDENTËT

Arnimi i vazhdueshëm i kornizës ligjore mbi të cilën funksionon Arsimi i Lartë, Kërkimi Shkencor dhe institucionet që e ofrojnë atë, është një dëshmi e mungesës së vizionit , vullnetit dhe dështimit të plotë i një qeverie e paaftë për të hartuar politika të drejta në shërbim të një arsimi cilësor.

Diploma nuk do ti mbahet peng vetëm studentëve të mjeksisë, por edhe atyre që zgjodhën degët prioritare. Nesër studentët e Fakultetit të Histori Filologjisë do të ngrihen në  një protestë kundër kontratës që duhet të nënshkruajnë e që ju mbajt e fshehtë.

Ata studentë që do të zgjidhnin degët prioritare ju premtua nga qeveria bursa ne shifrën 40.000  lekë në muaj, por duke mos i thënë se 3 VITE DO TI MBAHET PENG DIPLOMA në rast se shteti do ti punësojë diku ne administratë. Nëse kjo e fundit nuk ndodh, akoma më keq, shteti DO TI MBAJ PENG DIPLOMËN PËR 6 VITE.

Pra pa diplomë, pa punë dhe pa të ardhme dhe të prangosur për shkak të dështimit të kësaj qeverie në politikat e arsimit të lartë. Rinia nuk duhet të paguaj keqqeverisjen dhe korrupsionin e kabinetit qeveritar Rama dhe paaftësine e ish-ministrave të arsimit.

Kjo qeveri u mundua të propagandonte bursën 40 000 Lekë në muaj si një arritje të tyren, por me ndryshimet e bëra në  VENDIMIN nr. 386, datë 1.6.2022, të Këshillit të Ministrave, me VENDIM Nr. 397, datë 29.6.2023, sërisht ja fshehën studentëve se nëse ne vitin e parë nuk do të nxirnin mesataren mbi 9.5 atëhërë NUK DO MUND TA MERNIN MË KËTË BURSË.

Në mbështetje të plotë të studentëve dhe të drejtës së tyre për arsim pa pengmarrje.