Postimi i plotë i nënkryetarit të PD, Roland Bejko:

 

Non grata vijon të tallet pa u skuqur me njerëzit që ende i besojnë revolucionit të tij imagjinar me prova gjenerale.

Nuk duhet marrë seriozisht.

Sali Berisha është ortaku më i vlefshëm i pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Të dy mbajnë njëri-tjetrin.

 

Fatkeqësisht, siç tashmë është fakt, non grata ishte pengesa e demokratëve për të ardhur në pushtet dhe është sot arsyeja e përçarjes mes tyre.

Sali Berisha nuk ka si synim të rrëzojë Edi Ramën, por thjesht mundohet të mbajë peng Partinë Demokratike për hallin e tij dhe të familjes së tij, që siç e faktojnë dhe shpalljet non grata, nga Britania e Madhe dhe SHBA,  është zhytur në korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

 

Por koha kur halli i Berishës ishte edhe halli i PD ka përfunduar.

 

Berisha t’i qajë hallet e veta bashkë me Ramën në SPAK.

 

Partia Demokratike është në rrugën e saj për t’u shndërruar në alternativën që duan dhe presin shqiptarët

 

Ps: Dëgjoni sesi mashtron pa i’u dridhur syri Sali Berisha. Ja çfarë thoshte për marrëveshjen kur ende nuk kishte mbi shpinë damkën e aleatëve strategjikë.