Gjatë takimeve në Njësinë 7 në Tiranë, kryetari PD, Lulzim Basha, i kushtoi vëmendje të veçantë edhe riorganizimit të Partisë. Gjatë një bisede me demokratë të kësaj dege, Basha tha se “dora është e shtrirë ndaj të gjithë demokratëve kontribues të pakursyer të Partisë Demokratike ndër vite, të cilët ndajnë të njëjtat vlera me ne.
“Të gjithë kanë një vend në Partinë e madhe Demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe, jo thjesht mes demokratëve, por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e të gjithë të djathtëve shqiptarë, është shtëpia e të gjithë demokratëve”, – shkruan Basha
Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me drejtues të disa grupseksioneve të PD në Degën 7, për t’iu shprehur mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm në këto kohë të vështira për partinë tonë dhe për t’iu uruar punë të mbarë në
procesin jetik të riorganizimit të partisë.
Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve, nga seksioni deri te kryesia e PD-së, ne nuk do të ishim sot këtu, në nisje të kësaj rruge të re për PD-në.
Dora jonë është e shtrirë ndaj të gjithë demokratëve kontribues të pakursyer të Partisë Demokratike ndër vite, të cilët ndajnë të njëjtat vlera me ne. Të gjithë kanë një vend në Partinë e madhe Demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe, jo thjesht mes demokratëve, por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e të gjithë të djathtëve shqiptarë, është shtëpia e të gjithë demokratëve.
Ne kemi nisur të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve!