Debati i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e drejtuesve të rinj, u mbajt sot në Korçë me një pjesmarrje dhe energji të jashtzakonshme të të rinjve. Qindra të rinj korçarë mbushën sallën për të dëgjuar platformat dhe idetë e kandidatëve. Konventa u përshëndet nga i ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili falenderoi të rinjtë demokratë për angazhimin e tyre. Ai i ftoi ata të japin kontributin për të ardhmen e e tyre dhe të vendit.
Të tre kandidatët debatuan sot për pyetjen “Çfarë do të bëni ju në drejtimin e Forumit”, duke dhënë mendime dhe alternativa të ndryshme për strukturën organizative mes të rinjve, për qasjen që duhet të ketë forumi ndaj problematikave të të rinjve si dhe për përmbushjen e kërkesave të tyre për një shkollim më të mirë dhe për punësim.
Pas konventës së Korçës, të tre kandidatët do të zhvillojnë nesër Debatin e Kurbinit.
Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 24 Nentor 2015