Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano, ka reaguar për pagesën që do të bëjë shteti shqiptar ndaj biznesmenit Italian Francesko Bechetti. Tase shprehet se njëherë e një kohë kryeministri zotohej se shqiptarët nuk do të paguan kurrë asnjë lekë për palaçolliqet që ai bënte, ndërsa sot ndodh e kundërta ku nga një tekë të Ramës do shkojnë dëm 150 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
Njëherë e një kohë, Kryemashtruesi zotohej se shqiptarët nuk do të paguan kurrë asnjë lekë për palaçolliqet që ai bënte, siç ishte dhe rasti Bechetti, ama po del tjetër.
Po del që nëse një kryeministër arrogant, prepotent, i dalldisur dhe kokën me erë bën dëme në kurriz të popullit, atëherë është po ai popull që heq kursuret.
Sa shkolla bëheshin me 150 milion euro?
Po kopshte?
Sa vende pune mund të hapeshin për të rinjtë tanë nëse mbështetej biznesi i vogël me këto 150 milion euro?
Sa e sa investime të ndryshme mund të kryheshin me 150 milion euro.
150,000,000 euro…të paguara nga xhepat e shqiptarëve për një tekë të Kryeministrit…