REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sali Berisha vazhdon të vijë vërdallë me të njëjtin avaz, shpif e mashtro me shpresën se dikush do t’ia zgjidhë hallin e tij.

Ka dy vite që atë që thotë sot e përgenjeshtron nesër, dhe as nuk skuqet e as nuk zverdhet, në fund të fundit ai nuk ka më turp.

Sa më i madh halli i tij, më e pabesueshme gënjeshtra e tij.

Halli i Sali Berishës sot është drejtësia, hall të cilit kërkon t’i fshihet me mashtrime.

Sali Berisha bën mirë të mos fshihet e të mos vazhdojë t’i përdorë demokratët si mburojën e halleve të tij, por të dalë para drejtësisë e të provojë pafajësinë.

Në këto dy vite duhet ta kishte mësuar se as shpifjet, as mashtrimet, as paratë e krimit dhe korrupsionit me të cilat paguan tallavanë e tij nëpër Shqipëri, media e analistë, dhe as marrëveshjet e aleancat me Edi Ramën nuk ia zgjidhën hallin e non gratës me SHBA-në dhe Britanin e Madhe.

Dhe, nuk do të mund t”ia zgjidhin hallin me drejtësinë.

Sali Berisha dhe Edi Rama me marrëveshjet e tyre, përfshirë edhe ato të ditëve të fundit, nuk do ta mbajnë dot peng, as drejtësinë e as Shqipërinë.

Koha, kur ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret, ka marrë fund!