Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta rë aktorit të madh Zef Deda. Zoti Basha shprehet se mjeshtri i madh i humorit, që me talentin gjenial u dhuroi buzëqeshje shqiptarëve në kohë të mira e në kohë të vështira, si ato të diktaturës.
Ndarjen e tij nga jeta, kreu i PD e cilëson si një humbje të madhe për artin shqiptar për artëdashësit e në veçanti për Shkodrën, shpirtin e të cilës Zef Deda e mishëronte me një stil që do të mbetet i pavdekshëm.
Mesazhi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:
Lamtumirë Zef Deda,
Mjeshtri i madh i humorit, që me talentin gjenial u dhuroi buzëqeshje shqiptarëve në kohë të mira e në kohë të vështira, si ato të diktaturës. Një humbje e madhe për artin shqiptar, për artëdashësit e në veçanti për Shkodrën, shpirtin e të cilës Zef Deda e mishëronte me një stil që do të mbetet i pavdekshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Deda, kolegëve, miqve dhe dashamirësve të shumtë të Zefit.
U prehtë në paqe!