DEKLARATA E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Përshëndetje!

Siç jeni në dijeni të nderuar gazetarë dhe publiku që na ndjek përmes jush, sot është thirrur edhe mbledhja, një nga mbledhjet e radhës të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë përfitoj nga rasti, që siç kam bërë dhe herët e tjera, por po e bëj edhe sot për të parashtruar para jush por edhe para publikut, ato të cilat janë çështjet kryesore dhe pikat kryesore që Partia Demokratike ka depozituar tashmë pranë Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvendin e Republikës, lidhur me Reformën Zgjedhore. Dhe janë 4 çështjet kryesore nga shumë çështjet e tjera të cilat janë depozituara në një paketë të plotë të draftuar dhe të depozituar në Kuvendin e Republikës. Do të dua t’u them që në fillim që në identifikimin e këtyre çështjeve kryesore dhe të draftuara, jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve, jo nga një interes i vogël i ngusht partiak siç ka ndodhur kohë më parë, lidhur me reformat zgjedhore. Dhe konkretisht, e para çështje është ajo që ka të bëjë me listat e hapura.

Propozimi ynë, propozimi i Partisë Demokratike e përcakton në mënyrë të qartë, bazuar edhe në parashikimin Kushtetues që sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë do të duhet të jetë me lista të hapura. Që do të thotë, do të jenë votuesit, do të jenë shqiptarët ata të cilët do të përzgjedhin se cili nga kandidatët do duan të votojnë. Dhe besoj që kjo është një çështje që forcon atë që quhet vota e shqiptarëve. Së dyti, propozimi ynë është ai që ka të bëjë me atë që quhet proporcionali kombëtar. Bazohet në një vlerë Kushtetuese të rëndësishme që është barazia e votës. Vota e çdo shqiptari, në Tiranë, Kukës, Gjirokastër, Fier, do të duhet të jetë e barabartë. Pra të ketë të njëjtën peshë, teksa e delegon përfaqësuesin e vet në parlament. Dhe sistemi proporcional, pra Shqipëria një zonë është sistemi më i thjesht që e optimizon por edhe e garanton këtë barazi të votës. Edhe kjo si çështja e parë, shkon në interesin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Çështja e tretë, ka të bëjë me votimin dhe numërimin elektronik. Shqipëria e 2024-ës, e 2025-ës meriton, shqiptarët që të votojnë në mënyrë të qartë, të shpejt, pa gabime, pa i dhënë rrezikun që vota e tyre të shpallet e pavlefshme siç e mbani mend në 2021-in një numër shumë i lartë votash, vetëm për shkak të metodës të votimit klasik, dolën të pavlefshme. Ndërkohë që votimi dhe numërimi elektronik do të garantojë edhe nxjerrjen e rezultatit, po pse jo në një kohë shumë të shpejt.

Dhe çështja e katërt, jo e katërta për nga rëndësia ndoshta dhe e para për nga rëndësia, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës. E dimë të gjithë, e dinë shqiptarët plagën e madhe që shumë shqiptarë së paku në këto 10 vitet e fundit, janë detyruar të largohen. E para është detyrim kushtetues. Kushtetuta e Shqipërisë i njeh çdo shqiptari, ata të cilët rrinë brenda territorit, por dhe ata të cilët janë larguar, janë dëbuar më saktë nga kjo qeverisje, kanë të drejtën për të vendosur fatin e këtij vendi. E për këtë arsye, ne kemi propozuar që po çdo shqiptarë, i cili ndodhet jashtë territorit të Republikës, ka të drejtë që në zgjedhjet parlamentare të votojë. Është kjo, pse jo duhet ta themi dhe këtë, ky është një instrument për t’i bërë të interesuar shqiptarët të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë që pot ë interesohen për këtë vend dhe të kthehen në këtë vend dhe të marrin fatet e tyre në dorë.

Janë këto 4 çështje të cilët ne besojmë që nuk janë thjesht siç e thashë në fillim, interes i vogël meskin partiak, por është interesi i shqiptarëve, është dhe interesi i opozitës, duhet ta themi dhe këtë. Ësgtë dhe interesi i çdo faktori opozitar. E duke qenë se në Komisionin e Reformës Zgjedhore janë të përfaqësuar siç besoj që ju e dini, të gjitha partitë opozitare por edhe të gjitha flukset brenda opozitës. Raportet besoj unë, janë në mënyrën më të ndershme të mundshmë, unë besoj që është detyrim i të gjithëve ne anëtarë të Komisionint të Reformës Zgjedhore, që të shkojmë në këtë komision, të marrim pjesë dhe të mbrojmë interesin e opozitës, interesin e shqiptarëve, interesin e Shqipërisë. Është ndoshta komisioni i vetëm ku po për shkak të vendimeve të gjykatës Kushtetuese, për shkak të rekomandimeve të OHDIR-it, për shkak të mbështetjes që partnerët strategjikë i japin reformës zgjedhore, ku ne opozita në këtë rast ka detyrimin e saj të luaj e të shtyjë përpara këtë çështje. Ndaj, thirrja ime për këdo nga kolegët anëtarë të Komisionit është që të marrin pjesë. Të marrin pjesë sepse e kemi detyrim mbi të gjitha. E kemi detyrim për secilin nga ata të cilët besojnë tek opozita, ose të paktën janë kundër kësaj qeverie që ky është një instrument. Është njëri prej instrumenteve për t’u përballur me këtë regjim dhe për t’u përballur me këtë kryeministër. Dhe besoj që është një detyrim që duhet ta përmbushim shpejt, një orë e më parë në fakt pas gjysmë ore kur është edhe mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore.