DENONCIMI I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, DEPUTETJA ANDIA ULLURI

 

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit jam aty ku duhet të ishte vendndodhja e shkollës “ Ramazan Karaj” , Nikël/ Fushë-Krujë e cila prej dy vitesh është shembur dhe nuk po rindërtohet.

 

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës dhe kërkesave zyrtare për informacion që kam dërguar  si deputete sot nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet!

 

Investimi në arsim është investimi për brezat e ardhshëm dhe kjo mbetet një përgjegjësi kolektive!

 

Qeveria promovon fasada por realiteti është ky!