REAGIMI I DEPUTETES SË PD, ANDIA ULLIRI

 

Sot në mbështetje të protestës së banorëve që preken nga aksi Thumanë-Kashar sëbashku me kolegen Merita Bakiu.

 

Kërkesat mëse të drejta të tyre duhet të marrin përgjigje nga institucionet.

 

– Të vendoset në dispozicion projekti përfundimtar i rrugës Kashar – Thumanë.

– A është parashikuar dalje në autostradën e re Kashar -Thumanë për rrethë 85 (tetëdhjetë e pesë) mijë banorë të Bashkisë Krujë?

– Si e parashikojnë zgjidhjen e këtij problemi të jashtëzakonshëm infrastrukturorë për të gjithë banorët e Bashkisë Krujë?

 

Asnjë plan nuk mund të vihet në zbatim pa zgjidhur më parë problemet për të gjithë banorët që preken nga këto ndryshime‼️