Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori një pyetje shumë interesante në instagram gjatë komunikimit të sotëm: Si e sheh PD, pas dy vitesh. Ja dhe përgjigja e kreut demokrat:

 

“Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim. Me një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë.”