DEKLARATA E SEKRTARIT PËR PROGRAMIN DHE SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, ARBI AGALLIU

 

 

Të nderuar qytetar!

 

Sot ekonomia shqiptare është në ditën e saj më të keqe në dekandën e fundit. Këtë jo se e themi ne si Parti Demokratike por e tregojnë qart raportet që mbikqyrin ekonominë tonë qofshin këto nga institucione kombëtare apo ndërkombëtare.

 

Gjithësesi edhe sikur mos të kishte asnje raport për gjendjen e ekonomisë, raporti më i mirë e i sakt janë xhepat e shqiptarëve, frigoriferi dhe tryeza e tyre.

 

Rritja e vazhdueshme e cmimeve, shtrenjtimi i jetes dhe korrupsioni i kesaj administrate, rendon sot me shume se kurre tek ju, qytetaret e ndershem te ketij vendi.

 

Veç të tjerash kjo ka bërë që Shqipëria të braktiset çdo ditë e më teper duke krijuar kështu problem shumë të madh në fuqin puntore, aq më tepër atë të kualifikuar. Sot bizneset e vuajnë pafund mungesën e kapitalit human, jo vetëm në sektorin e shërbimit por edhe në atë të përpunimit.

 

 

Nga 3.600.000 shqiptar ne 2007 sipas INISTAT ne 1 janar 2023 kemi 2.600.000 shqiptar, pra 1.000.000 më pak. Por edhe me pak do të jenë sipas cencusit të fundit, rezultatet e të cilit ende nuk i bëjnë të ditura.

 

Dhe kjo duket qartë, më pak kamarier e kuzhinier, me pak mjek e infermier, me pak nxënës e studentë. Kjo ka bere qe te vuaj sektori i bujqesise, fermeret, madje dhe fasonet se fundmi shprehen problematiken per munges stafi dhe mbyllje te vendeve te punes.

 

Nderkohe, sipas raporteve te Forumit Ekonomik Boterore, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka në prioritet përdorimin e teknologjisë për zhvillimin e kapitalit njerëzor ndryshe nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Mali Zi që mendojnë të shfrytëzojnë revolucionin digjital për të aftësuar njerëzit dhe forcën e punës.

 

Kjo sepse qeveria e ka te perqendruar filozofine e saj tek patronazhimi dhe punesimi ne administrate si mjet per blerje vote e jo te shoh mundesi zhvillimi e permiresimi te kapitalit human ne administraten publike. Ky eshte realiteti sot.

 

 

Mungesa e nje modeli ekonomik ku i jep Shqiperise zhvillim te qendrueshem bene qe te kemi nje ekonomi te brishte. Nje vend ku ka ndertimin si dominues ne rritjen ekonomike eshte i destinuar te humbas forcen puntore te kualifikiar. Aq me teper qe shifrat ne sektorin e ndertimit te cojne te besosh se eshte nje lavatrice e pastrimit te parave te krimit dhe korrupsionit.

 

E vetmja rrugë për të çuar vendin drejt degëve me produktivitet është investimi të kapitali njerëzor, duke rritur investimet në arsim dhe shëndetësi. Ekspertet e FMN e  BERZH bëjnë thirrje për frenimin e emigrimit dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë, si e vetmja mundësi për perspektiven ekonomike.

 

Ekonomia ka rritur varësinë nga burimet informale, të cilat nëse bllokohen çojnë vendin në kolaps, teksa vlerësojnë me rrezik zhvendosjen nga prodhimi tek turizmi pa orientim.

 

Kjo sepse qeveria nuk ka nje plan per rritjen e qendrueshme ekonomike por sesi te maximizoj fitimin ne kuriz te shqiptareve.

 

 

 

Gjithashtu problemet me arsimin kane impakt dhe efekt domino ne ekonomi. Nese shohim rezultatet e testit ndërkombëtar te njohurive PISA, Shqipëria ka bërë dy dekada pas në sektorin e arsimit, sipas testimit të kryer në vitin 2022. Këto rezultate tregojnë se të rinjve shqiptarë u mungojnë njohuritë elementare cka percjell problem tek bizneset.

 

Ndaj ekonomia sot lengon dhe kerkom te merren masa urgjente!

 

Faleminderit!