PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS 6 TË PD, TIRANË

 

-Dega 6 jo thjshtë i dha drejtim punës por ishte në pararojë në dhënien drejtim të punës dhe rikuthiminim menjëherë energjinë në strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë. e bashkë me të një shpresë të re që njësoj si valët e detit ripërtërin tek njerëzit besimin tek një mënyrë tjetër e të bërit politikë. Larg mejdanit të zakonshëm ku kemi kryqëzuar shpatat politike, retorikën politike me kundërshtarët tanë hitorik, por në një mejdan ku mundja e kundërshtarit politik nuk është qëllimi në vetvete, por është pjesë e qëllimit për t’iu ofruar shqiptarëve një politikë ndryshe, një politikë me fytyrë njerëzore. Pra një politikë e ofertës, një politikë e thelbit, e substancës.

 

– Qeverisja aktuale është shndëruar pas asnjë diskutim në qeverisjen më të dështuar dhe që i ka hyrë në hak shqiptarëve në çdo aspekt. Në asnjë aspekt më shumë sesa në shkatërrimin e qindra, mijëra familjeve shqiptare, duke i detyruar të rin jtë shqiptarë të largohen si i vetmi opsion për një jetë më të mirë. Shqiptarët e dine fare mirë se cilat janë arsyet kryesore të kësaj krize eksodi, e cila për nga parametrat, për nga shpejtësia e cila po e zbrazë Shqipërinë nga të rinjtë, nga të rejat, nga profesionistët, nga të arsimuarit, nga ata që Shqipëria ka më shumë nevojë për t’u ringritur. Arsyet janë të qarta, korrupsioni që ka arritur pikën më të lartë në këto 34 vite, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, pra mosbarazia para ligjit dhe moszbatimi i garancive ligjore për çdo qytetarë, por vetëm për të fortët të cilët marrin nga ligji atë që i takon çdo qytetari dhe nuik japin përgjegjësi para ligjit dhe e kam fjalën këtu për të gjithë të paprekshmit, për të gjithë të pandëshkuarit politik, ekonomik dhe kriminal.

 

– Në cilin vend të botës mund të gjejmë raste si ai i cili konkludoi ditën e premte  me dënimin me 2 vite e 4 muaj burg të ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yourkun, sepse u korruptua nga Edi Rama vetëm e vetëm për të sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike dhe të opozitës, rvalin e tij për kryeministër, siç e kanë bërë të qartë rekordet hetimore dhe mediat e pavarura amerikane dhe për të përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë për një luftë të ndyrë politike. Mos të kemi asnjë dyshim, pavarësisht se sulmi ishte personal, po ishte ndaj Lulzim Bashës, sepse Lulzim Basha ishte kryetari i Partisë Demokratike dhe rivali për kryeministër. Dhe kjo i jep kësaj afere përmasa unike në radhë të parë për komunitetin e shteteve që pretendojmë se ndajmë të njëjtat vlera me ta, derisa jemi në të njëjtën aleancë, kemi nënshkruar detyrime dhe gëzojmë të njëjtat përfitime që është komuniteti euroatlantik, vendet e NATO-s, por dhe më gjerë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që i pari i qeverisë të kryej këtë gjë duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të ligjzbatimit dhe të zbulimit të një vendi aleat, mik dhe partner strategjik.

 

– Këtu ka kulmuar një skandal me dy konkluzione të rëndësishme. I pari që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushdo që të jesh, vjen dita që jep llogari para drejtësisë. Dhe Charles Mcgonigal është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg sepse mori para nga Edi Rama për të stisur hetime dhe akuza monstruoze ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, ndaj opozitës, pa asnjë hezitim nga korruptuesi se me këtë po njollosej jo thjesht në mënyrë të padrejtë kundërshtarin e vet politik, por gjithë këtë vend, të gjithë qytetarët e këtij vendi. Charles McGonigal është dënuardhe për këtë pjesë të akuzës, ka dhe pjesën tjetër të akuzës që ka bashkëpunuar me oligarkët e Putinit, ka marrë para nga oligarkët e Putinit, ai do të shpenzojë jo pak por 6 vite e gjysmë në  burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është konkluzioni i parë. Edi Rama dhe të tijët duan as të mos e mendojnë konkluzionin e dytë. Konkluzioni i dytë është po çfarë bëhet me korruptuesin? Si ka mundësi që të njëjtët njerëz që lidhen me aferën Rama-McGonigal, lidhen dhe me aferën e inceneratorëve. Kjo na tregon se këtu kemi të bëjmë me një kompleks oligarko-kriminal, i cili nuk ka asnjë lidhje me qeverisjen, të mirë apo të keqe, të dobët apo të fortë. Por ka lidhje vetëm me përvetësimin, makutërinë dhe babëzinë të aseteve dhe pasurive të shqiptarëve. Dhe trajtimin si armik sipas kodeve kriminale të mafies, të çdokujt që i kundërvihet, e në veçanti Partisë Demokratike dhe lidërshipit të saj. Megjithatë aty ku përfundon rrugëtimi përçarës i McGonigal, para qelisë për 6 vite e gjysmë, nuk mbaron rrugëtimi i të tjerëve. Prandaj PD është angazhuar t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund. Por ne nuk jemi dhe nuk sillemi si kundërshtari ynë mjeran. Kjo nuk është dhe nuk do të jetë kurrë çështje e retorikës boshe të denoncojmë dhe të tregojmë me gisht, por do të kërkojmë që drejtësia të bëjë punën e vet. Ndaj java e ardhshme do të jetë një javë ku ndaj Edi Ramës PD do të depozitojë 2 kallëzime në SPAK. I pari bazohet mbi rëfimet e 2-shit të tij jetëgjatë, Arben Ahmetaj, se është vet ky kryeministër pronari i vërtetë dhe përfituesi kryesor i aferës së tmerrshme të inceneratorëve. Dhe kallëzimi i dytë do të jetë pikërisht lidhja midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal që çon detyrimisht tek i njëjti person, tek i njëjti emër, tek i njëjti përgjegjës. Detyra jonë është t’i vëmë këto fakte para drejtësisë dhe detyra e drejtësisë është t’i zbardh në mënyrë profesionale me një hetim të thelluar, të paanshëmdhe objektiv shkeljet penale dhe përgjegjësitë ligjore për këtë aferë të tmerrshme.

 

– Mesazhet e aleatëve tanë janë të qarta: mbështetje pa kompromis për drejtësinë, fund pandëshkueshmërisë, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qëndrimet tona janë të qarta dhe do të jenë të qarta deri në fund. Asgjë në këtë botë nuk është përfekte, as reforma në drejtësi, as SPAK-u. Por SPAK-u ka përsipër një mision të ngarkuar nga shqiptarët, me pritshmëri të larta nga shqiptarët, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Dhe këtu padiskutim që PD e shikon fare qartë interesin publik. Angazhimi ynë për një kulturë të re politike fillon me fundin e pandëshkueshmërisë, fillon me barazinë para ligjit. Aty ku qytetarët gjobiten me të drejtë apo me të padrejtë, arrestohen për shkeljet më të vogla, por më të mëdhenjtë e shkelësit të ligjit, ata që vjedhin miliona, që dhunojnë, që abuzojnë dhe akumulojnë pushtet i ikin ndëshkimit, një shoqëri e tillë nuk ka lidhje as me Europën, as me të ardhmen që ne projektojmë për fëmijët tanë. Ndaj hapi i parë pa pikë diskutimi, duhet të jetë fundi i pandëshkueshmërisë. Ky është prioritet politik i Partisë Demokratike, sepse është prioritet jetik për shqiptarët dhe nga kjo buron edhe dhënia pa asnjë kompleks, pa asnjë kusht, pa asnjë rezervim e mbështetjes politike nga PD për SPAK për të kryer deri në fund misionin që është ngarkuar.

 

– Qëllimi i dytë i PD për një fytyrë të re politike, ka të bëjë me fijet e këputura të demokracisë. Dhe një nga arsyet kryesore është mosfunksionimi i rregullave zgjedhore. Në 3 palë zgjedhje Partia Socialiste qeverisë vendin, kurrë nuk ka pasur 50% të votave apo më shumë. Por gjithmonë ka pasur mandate më shumë se 50% në parlament, kjo për arsyen e thjesht se sistemi ynë zgjedhor është manipuluar në forma dhe mënyra të ndryshme. Padyshim vetëm rregullat e lojës nuk mjaftojnë për t’i bënë fre epsheve manipulative të kësaj qeverie. Por pa rregulla loje mund të themi që gjithçka nis me një mosbesim të thellë të qytetarëve që vihet re qartë edhe nga mospjesmarrja në veçanti e rinisë në proceset zgjedhore. Ndaj për njerëzit kemi çuar në parlament paketën tonë për reformën zgjedhore. Listat e hapura që do të mundësojnë se kush e ka vendin në parlament. Dhe kjo do të mundësojë që ata që shkojnë në parlament ,me votën e qytetarëve, të jenë të vetëdijshëm se kujt duhet t’i shërbejnë. Së dyti votimi dhe numërimi elektronik, i provuar tashmë në 4 palë zgjedhje si efektiv, i drejt dhe i pamanipuluar, ndryshe nga përvojat që çdo parti kanë me votimin konvencional. Së treti barazia e votës për të cilën PD propozon Shqipëria një zonë elektorale. Më pas kjo i hap rrugën objektivit tonë të katërt por jo nga rëndësia, që është gjysma e Shqipërisë që nuk jetojnë këtu por kontribuojnë në këtë vend, po kështu efektivisht të kenë mundësi të thonë fjalën e tyre, të japin votën e tyre, t’iu numërohet vota e tyre, t’iu dëgjohet zëri i tyre në përbërjen e parlamentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.