Kryetari i Partisë Demokratike mori pjesë në konferencën e zhvilluar nga Forum i Gruas në PD në bashkëpunim me fondacionin Ëestminster Foundation for Democracy dhe NDI, ku u prezantua sot shkolla politike, “Sabiha Kasimati”. Në fjalën që mbajti para të pranishmëve, kreu i PD, Lulzim Basha shprehu fillimisht mirënjohjen ndaj nënave e grave shqiptare.

 

“Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare. Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë” – tha Basha.

 

Kryedemokrati vlerësoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria. Ai u ndal tek pozicioni i gruas në PD.

 

“Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria. Ti japim hapesire ne drejtim gruas shqiptare. Une do te kerkoj qe ne cdo dege nje grua te kete nje post drejtues. Zeri i gruas eshte me i besueshem se eshte dhe zeri i sakrifices me te madhe, eshte ajo qe ashtu si per familjen e di kush eshte e mira apo e keqja edhe per Shqiperine e njejta gje. Prandaj duhet te jeni ju qe te ofroni zgjidhje, te jeni zeri kryesor i propozimeve ne programin tone dhe ato qe e perhapin me pas dere me dere” – u shpreh më tej Lulzim Basha.