Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj:

 

Me kërkesë të tyre patëm një takim në cilësinë e bashkëkryetarëve të komisionit të reformës zgjedhore me Drejtorin e Përgjithshëm të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), z. Matteo Mecaçi, drejtuesen e Departamentit të Zgjedhjeve të ODIHR, zj. Meghan Fitzgerald dhe këshilltarin Jacopo Leone.

I informova për qëndrimet e PD mbi adresimin e rekomandimeve të ODHIR për, ndalimin e shitblerjes së votës, ndalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve shtetërore nga qeveria në zgjedhje, për rregullimin e financimit të fushatave zgjedhore si dhe me domosdoshmërinë e adresimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke i shpjeguar se qëndrimi i PD është për sistemin me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votimin dhe numërimin elektronik në gjithë Shqipërinë dhe votën e plotë dhe efektive të diasporës.

I shpreha se PD ka qenë e mbetet e gatshme prej muajsh, për miratimin e reformës zgjedhore si interes më i lartë i shqiptarëve dhe i falenderova për ofrimin e asistencës së ODHIR me ekspertizën e tyre për këtë reformë.