DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

 

Kryeministri, sot, për të dytën herë në pak javë u shfaq i nervozuar për hetimet që po kryen
SPAK dhe BKH ndaj korrupsionin qeveritar. Disa javë më parë shfaqi pakënaqësi ndaj
menyrës sesi BKH po sillet ndaj ekzekutivit, ndërsa sot nga Ansambleja e pas-pazarit me
Foltoren, sulmoi SPAK se gjoja po godet Sovranin, pra Kuvendin, për vënien nën sekuestro të Portit të Limionit në Sarande, bazës ushtarake me të cilën ka “qerasur” shokët e tij.

Ky akt i ndërmarrë në paligjshmëri të plotë është ekzekutuar ndaj një instalimi ushtarak ka qënë pjesë e Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura. Por në emër të cilit “sovran” flet Kryeministri?

Të deputetëve që kanë thyer çdo rekord
nënshtrimi ndaj tij për një vend në listat e mbyllura, në vend që të ngrenë zërin për
arrogancën korruptive me të cilën qeveriset vendi? Po qytetarët që u rrëmbehet një aset
publik si Baza e Limionit a nuk janë sovrani i vërtetë i vendit?!

Kryeministri duhet të kuptojëse pronat publike nuk janë plaçkë që mund ta shesë duke përdorur Kuvendin e Shqipërisë si noter falsifikimesh.

Si i vetmi Kryeministër i NATO-s që jep për biznes asetet ushtarake të vendit të tij, Rama
duket se po ndjen lagështirë nën këmbë për shkak të vendosmërisë së SPAK dhe BKH për të hetuar këdo dhe çdo gjë në nivelet e larta të qeverisjes. Mesa duket as marrëveshjet me
perfaqësuesin e Ballkonit në kurriz të reformës në drejtësi, reformës zgjedhore e kontrollit
parlamentar ndaj ekzekutivit, nuk e kanë qetësuar.

Ndaj Partia Demokratike reagoi për marreveshjen okulte Çuçi-Bardhi si një aleancë anti-drejtësi, anti-reformë zgjedhore dhe anti-kushtetutë që i hap rrugën kontrollit të
institucioneve të pavarura siç Eduart Shalsi e paralajmëroi disa muaj më parë.

Po ashtu i bëjmë thirrje ish deputetit te PD, Gazmend Bardhi, që të mos përdoret si facoletë për të pastruar mëkatet e qeverisë, pasi ka boll punë për të bërë në Ballkon. Facoletat e përdorura grisen shpejt.